Reagim lidhur me shkrimin në Libertas për shkëmbimin e letrave në mes të Dunja Mijatoviq dhe Agjencisë

Shkup, 25.01.2016 – Portali i internetit Libertas, sot publikoi shkresën nga përfaqësuesja e SOBE-së për lirinë e mediumeve, znj. Dunja Mijatoviq drejtuar Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, me titull “Skandaloze”:Zoran Trajçevski e ka lutur Dunja Mijatoviqin që të thotë se nuk ka nevojë për reforma mediatike”.Shkresa e publikuar nga znj. Mijatoviq është përgjigje e një letre paraprake që Agjencia e ka dërguar deri te ajo në dhjetor të vitit të kaluar, e që trupi rregullues e publikon si shtojcë të këtij reagimi me qëllim që të kontribuojë për objektivitetin dhe saktësinë gjatë informimit.

Siç është e ditur, Zyra e znj. Dunja Mijatoviq, përfaqësueses së lirisë së të shprehurit pranë OSBE, kishte një rol aktiv gjatë miratimit të legjislaturës mediatike në RM në vitin 2013, ku edhe insistohej për transparencë.Njëkohësisht, nga ana e OSBE-së ishte potencuar se qasja e këtillë duhet patjetër të respektohet gjatë çfarëdo ndryshimeve ligjore për mediumet.

Pikërisht në këtë kontekst, Agjencia dërgoi një shkresë nga e cila qartë shihet se qëllimi i vetëm i trupit rregullator ishte të njoftojë zyrën e znj. Mijatoviq se ligjet për mediumet janë lëndë e negociatave politike, në vend të një debati publik me të gjithë faktorët relevant, që njëherë u kërkua edhe nga shoqatat e gazetarëve.Në asnjë moment nuk është kërkuar nga OSBE që të tregojë se a ka nevojë apo jo për reforma mediatike.



Accessibility

Accessibility