Komisioni i pavarur për mediume i Republikës së Kosovës në vizitë të Agjencisë

image_pdfimage_print

Shkup, 16.02.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sot ishte nikoqir i takimit të punës me përfaqësuesit e Komisionit të pavarur të mediumeve të Republikës së Kosovës. Qëllimi i takimit ishte zgjerimi i marrëdhënieve të ndërsjella dhe shkëmbimit të përvojave nga sfera e digjitalizimit të mediumeve.Fokusi i takimit të punës ishte i orientuar drejt shkëmbimit të përvojave në lidhje me procesin e digjitalizimit të mediumeve dhe implementimin e tij në Republikën e Maqedonisë, për të cilën fjalim kishte drejtori i Agjencisë dr Zoran Trajçevski, i cili në detaje e arsyetoi modelin dhe procesin e digjitalizimit në Republikën e Maqedonisë. Me këtë rast ai përkujtoi se digjitalizimi është në drejtim të sigurimit të sinjalit digjital falas nga të gjitha  televizionet vendase deri te përdoruesit e fundit, respektivisht qytetarët dhe se tërë procesi duhet të zbatohet në pajtim me Ligjin.

Kryetari i Komisionit të pavarur për mediume i Republikës së Kosovës, z.Adnan Merovci, i potencoi kompetencat të cilat me ligjin e ri për digjitalizim në Republikën e Kosovës, ju imponohen si një obligim, veçanërisht në pjesën e përzgjedhjes së operatorit i cili do të mundësojë pranimin dhe transmetimin e programeve përmes multipleksit digjital terrestiral, konstatimit të numrit të frekuencave, rrjetit të infrastrukturës si dhe tregoi interes lidhur me çështjet e procesit të plotë të digjitalizimit. Në këtë takim u shkëmbyen edhe disa rekomandime se si të zbatohet procesi i digjitalizimit në Republikën e Kosovës.

Të dyja palët konstatuan se ka hapësirë për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht për çështje me interes të përbashkët dhe në këtë drejtim u paralajmërua nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim.



Accessibility

Accessibility