Agjencia realizoi gjashtë trajnime për rregullat e prezantimit zgjedhor mediatik

image_pdfimage_print

Shkup,19.02.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në periudhën  prej datës  15 deri më 19 shkurt 2016, realizoi gjashtë trajnime  për radiodifuzerët nacional, rajonal dhe lokal në Republikën e Maqedonisë, si dhe për Shërbimin publik të radiodifuzionit. Qëllimi i trajnimeve ishte që shërbimet programore të televizionit dhe radios të informohen për prezantimin mediatik zgjedhor.Punëtoritë u realizuan në Tetovë, Ohër, Shtip dhe Shkup, ku përfaqësuesit e mediumeve kishin mundësi që të njihen me obligimet që dalin nga Kodi zgjedhor, si dhe Metodologjia në pajtim me të cilën Agjencia do ta realizojë monitorimin e prezantimit zgjedhor mediatik. Në secilin trajnim, të pranishmëve ju sqaruan në detaje qëllimet e monitorimit, obligimet e ndryshme që i kanë radiodifuzerët në periudhat para fillimit të fushatës zgjedhore, gjatë fushatës dhe gjatë heshtjes zgjedhore, si dhe mënyrat se si ato monitorohen.

Për punëtorët mediatik të Shërbimit publik të radiodifuzionit u realizua një trajnim i veçantë i cili u plotësua edhe me obligimet e Rregullave për mbulim mediatik të proceseve zgjedhore (për prezantim të barabartë politik mediatik) të cilin RTM  e miratoi në pajtim me obligimin e Kodit zgjedhor.

Prezantimet e trajnimeve për rregullat për prezantim zgjedhor mediatik mund ti merrni në këto linke:

Zgjedhjet 2016: Monitorimi për prezantim mediatik zgjedhor – trajnimi i radiodifuzerëve

 

– Video pamje nga trajnimi i radiodifuzerëve mund të shihen në këtë link

Zgjedhjet 2016: Monitorimi për prezantim mediatik zgjedhor – trajnimi për RTM



Accessibility

Accessibility