Trajnim për radiodifuzerët për rregullat e prezantimit mediatik zgjedhor

Shkup, 16.02.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele nga data 15 deri më 19 shkurt 2016, do të realizojë gjashtë punëtori për radiodifuzerët rajonal, lokal dhe nacional në Republikën e Maqedonisë, përfshirë këtu edhe shërbimin publik të radiodifuzionit.Radiodifuzerët do të njoftohen me obligimet e tyre që dalin nga Kodi zgjedhor, si dhe me Metodologjinë sipas të cilës Agjencia do ta realizojë monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor.

Trajnimet do të realizohen sipas kësaj renditje:

15.02.2016 në Tetovë për radiot dhe televizionet rajonale dhe lokale në rajonin e Tetovës, Gostivarit, Pllasnicës, Rostushës (Zhirovnicës), Kërçovës;

16.02.2016 në Ohër për radiot dhe televizionet rajonale dhe lokale në rajonin e Ohrit, Strugës, Dibrës, Manastirit, Prilepit, Dollnenit;

17.02.2016 në Shtip për radiot dhe televizionet rajonale dhe lokale në rajonin e Kavadarit, Negotinës, Vallandovës, Gjevgjelisë, Shtipit, Berovës, Dellçevës, Koçanit, Sveti Nikollës, Vinicës, Pehçevës, Probishtipit, Strumicës, Radovishit;

18.02.2016 në Shkup për radiot dhe televizionet nacionale;

19.02.2016 në Shkup për shërbimet e radios dhe televizionit, të Shërbimit publik të Radiodifuzionit dhe për radiot dhe televizionet rajonale dhe lokale në rajonin e Shkupit, Kumanovës, Kratovës, Velesit.



Accessibility

Accessibility