Shkup, 15.03.2016 – Ligji për mediume (neni 15 paragrafi 5) i obligon mediumet që më së voni deri më datë 31 mars të vitit vijues, të dorëzojnë deri te rregullatori, raport me shkrim për zbatimin e obligimeve të lejes për emetim të radios ose televizionit, veçanërisht për zbatimin e konceptit programor.Si shtesë e raportit dorëzohet edhe informata për mjetet teknike për emetim ose ritransmetim të shërbimeve programore në Republikën e Maqedonisë ose jashtë vendit.
Raporti dorëzohet në formular (për televizion ose për radio) të përcaktuar nga Agjencia.
– Formulari për raport të realizimit të obligimeve të përcaktuara në leje për emetim të radios;
– Formulari për raport të realizimit të obligimeve të përcaktuara në leje për emetim televiziv.