Agjencia mori pjesë në Konferencën e radhës të “Speak up” konferencës

image_pdfimage_print

Shkup 07.06.2016 – Sot, në Shkup u realizua Konferenca e radhës e “Speak up” konferencës, si pjesë e përkrahjes së Bashkimit Evropian për lirinë e të shprehurit dhe lirinë e të shprehurit.

Konferencën e hapi Shefi i delegacionit të BE-së në Maqedoni, z.Aivo Orav, i cili në fjalimin e tij e potencoi rëndësinë e lirisë së të shprehurit, rolin e mediumeve dhe sfidave të informimit të balancuar dhe të drejtë, transparencës së financimit të mediumeve, arritjes së standardeve evropiane në sferën mediatike që janë një sfidë e vërtetë për shumë vende të rajonit.Gjithashtu, potencoi se Bashkimi Evropian vazhdon me përkrahjen e reformave mediatike në vend, siç ishin grantet e ndara para ca kohësh për shtatë organizata qytetare dhe blerjen e pajisjes për Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për sistemin e monitorimit të përmbajtjeve mediatike.

Në kuadër të konferencës, fjalim kishin përfaqësues dhe ekspert nga sfera e mediumeve, organizatave qytetare dhe asociacioneve civile, të cilët folën për përgjegjësinë e mediumeve si mbrojtës të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe interesit publike për rolin e faktorëve të ndryshëm:Asociacioneve të mediumeve, organizatave të qytetarëve, gazetarëve, sindikatave dhe institucioneve arsimore.

Me këtë rast, drejtori i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dr Zoran Trajçevski, foli edhe për rolin e rregullatorit gjatë mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe mediumeve.Ai potencoi se puna e trupit rregullator zhvillohet në dy drejtime:Nga njëra anë janë aktivitetet edukative dhe nga ana tjetër mbikëqyrjet dhe veprimet kundër mediumeve.

– Rritja e standardeve profesionale në mediume janë proces dhe nuk mund të realizohet brenda natës, e as që mund të bëhet vetëm nga rregullatori.Për këtë nevojiten aktivitetet e më shumë subjekteve:e para, nga ana e vetë mediumeve, nga arsimi, shoqatat e gazetarëve, organizatat qytetare dhe profesionale që veprojnë në sferën e mediumeve etj….” theksoi Trajçevski.

Në konferencë u prezantua edhe fillimi i projektit të BE-së “Arsimimi mediatik në kohë të vrulli të informatave: themelimi i Koalicionit të Maqedonisë për arsimim mediatik dhe informativ ” qëllimi i të cilës është promovimi i arsimimit mediatik në vend.



Accessibility

Accessibility