Agjencia filloi me monitorimin e informimit mediatik të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Shkup, 15.04.2016– Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele nga sot fillon me monitorimin e informimit mediatik të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ekipi monitorues i Agjencisë si dhe disa bashkëpunëtor të jashtëm, çdo ditë do ta përcjellin programin 24 orësh të televizioneve dhe radiove nacionale.Në pajtim me Metodologjinë për monitorimin e prezantimit zgjedhor përmes shërbimeve programore të radios dhe televizionit, ën periudhën prej shpalljes së zgjedhjeve e deri në fillim të fushatës zgjedhore, lëndë e monitorimit janë dy shërbime televizive dhe dy shërbime të radios të Shërbimit publik të radiodifuzionit dhe Kanali i Kuvendit, pesë televizionet që emetojnë program përmes kapacitetit transmetues të multipleksit digjital terrestrial, pesë televizionet satelitore, katër televizionet kabllore dhe dy prej radiove nacionale komerciale.

– Deri më tani, përmes monitorimit përcillej nëse respektohen ndalesat për emetim të reklamave të financuara nga mjetet publike si dhe ato për emetimin e reklamimit të paguar politik.Së këndejmë, në këtë ndërlidhet edhe monitorimi i informimit në emisionet qendrore të informimit ditor, si dhe qasja e të gjitha programeve të informimit, ndërsa për shërbimet e tjera programore Agjencia do të bëjë monitorimin na bazë të parashtresave, theksoi Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë në konferencën e sotme për shtyp.

Prej sot funksionon edhe një pjesë e veçantë në ueb faqen e Agjencisë, kushtuar Zgjedhjeve 2016, ku mund të merret Kodi zgjedhor, Metodologjia për monitorim, qëndrimet e Agjencisë në lidhje me rregullativën zgjedhore, materialet nga trajnimet e realizuara me radiodifuzerët si dhe linku për formularin për parashtresa për të gjithë qytetarët dhe subjektet juridike që kanë vërejtje në lidhje me informimin e mediumeve.Këtu Agjencia do të publikojë edhe raportet nga të gjitha shkeljet e konstatuara të Kodit zgjedhor, në bazë të së cilës do të iniciohen procedurat kundërvajtëse para gjykatave kompetente.Përveç në gjuhën maqedonase, ky baner do të funksionojë edhe në gjuhën shqipe dhe angleze.

– Me të vërtetë do të ishte e dobishme për demokracinë e vendit kur nuk do të kishim arsye që të shqiptojmë masa, si dhe kur mediumet do të dëshmonin respektin që e meritojnë qytetarët, në mënyrë që do të informonin sipas parimeve dhe standardeve profesionale, të bëjnë dallim të qartë në mes fakteve dhe komenteve dhe nuk do të humbin informatat esenciale për ngjarjet, duke i zëvendësuar me reagime – shtoi Trajçevski.



Accessibility

Accessibility