OBLIGIM PËR MIRATIMIN DHE DORËZIMIN E LISTËS SË ÇMIMEVE PËR RPP

Shkup, 15.04.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i përkujton radiodifuzerët se nga sot rrjedh afati prej pesë ditëve kur ata duhet të miratojnë dhe dorëzojnë listën e çmimeve për reklamim të paguar politik.

Të gjitha televizionet dhe radiot që do të emetojnë reklamim të paguar politik gjatë fushatës zgjedhore, më së voni deri të martën, 19 prill, duhet të përcaktojnë çmimet në atë mënyrë që çmimi për një sekondë të reklamimit të paguar politik nuk do ta tejkalojë çmimin mesatar të reklamimit, që është përllogaritur në 3 muajt e fundit para ditës së shpalljes së zgjedhjeve.

Lista e çmimeve duhet të dorëzohet deri te Agjencia, Komisioni shtetëror zgjedhor, Enti shtetëror për revizion dhe deri te Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit.Sipas Kodit zgjedhor, radiodifuzerët janë të obliguar që deri në fillimin e fushatës zgjedhore, së paku dy herë t’i publikojnë në programet e tyre, këto lista të çmimeve për reklamim të paguar politik. Gjatë procesit zgjedhor nuk lejohet ndryshimi i listës së çmimeve.



Accessibility

Accessibility