VAZHDOJNË TENTIMET PËR PRESION NDAJ AGJENCISË

Shkup, 18.04.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele ashpër reagon ndaj tentimeve për manipulimin dhe shtrembërimin e të vërtetës ndaj faktit se gjoja ka kërkuar të cenzurohet edicioni i emisionit “Milenko Nedellkovski shou”, e emetuar natën ndërmjet datës 15 dhe 16 prill 2016.

Potencojmë se trupi rregullues asnjëherë nuk i kontrollon programet e radiodifuzerëve para se të emetohen, por gjithmonë pas emetimit, pasi që publiku veç më i ka parë.Së këndejmë, deklarata e publikuar në mediumet e shtypit, mediume të bazuara në internet dhe në rrjetet sociale se emisioni ka qenë i censuruar – në tërësi është i pabazë.Përgjegjësia redaktuese për atë se çka do të emetohet në programet e radiodifuzerëve mbi ta, ashtu sikurse vendimi që të përdoret ton i frekuencës së lartë në pjesë të asaj që është thënë në “Mileno Nedellkovski shoqu” që është marrë nga TV Kanal 5.

Deklaratat e pabaza, sikurse kjo për gjoja cezurë, që është e ndaluar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, janë një vazhdimësi e tentimeve të pasuksesshme që të bëhet presion ndaj Agjencisë nga ato subjekte që nuk kanë respekt për standardet profesionale dhe ligjet në sferën mediatike.



Accessibility

Accessibility