Shkup,13.05.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në raportin e dytë të monitorimit të prezantimit mediatik në lajme, pas shpalljes së zgjedhjeve, për periudhën nga data 25 prill e deri më 04 maj 2016, konstatoi se TV Alfa, TV Kanal 5 dhe TV Sitel, informojnë për aktivitetet e organeve të pushtetit në funksion të prezantimit mediatik zgjedhor të VMRO DPMNE.Për shkeljet e konstatuara janë iniciuar procedura të kundërvajtjes.
Agjencia paralajmëron se është duke vazhduar mosrespektimi i standardeve profesionale dhe parimeve programore, veçanërisht për pasqyrimin objektiv dhe të paanshëm të ngjarjeve si dhe për trajtimin e barabartë të pasqyrimeve të ndryshme, për respektimin e dinjitetit njerëzor dhe për nxitjen e frymës së tolerancës.
Raporti i parë lidhur me intervistat, debatet dhe programet tjera informative për periudhën nga 15 prilli deri më 04 maj 2016, tregoi se në disa programe informative ka paraqitje të gjuhës më të ashpër, ofendimeve dhe shpifjeve që janë jashtë kufijve të lejuar të debatit demokratik.
Detajet për rezultatet e monitorimit të lajmeve në 10 ditët e tjera pas shpalljes së zgjedhjeve si dhe nga monitorimi i intervistave, debateve dhe emisioneve tjera informative nga dita e shpalljes së zgjedhjeve e deri më -4 maj 2016, janë të përmbledhura në banerin Zgjedhjet 2016 dhe të njëjtat mund të shihen edhe në këto linke:
– Kontrolli i programit informativ në periudhën 15.04.2016 deri më 04.05.2016.
– Kontrolli i intervistave në periudhën 15.04.2016 deri më 04.05 2016.
– Kontrolli i debateve në periudhën 15.04.2016 deri më 04.05.2016.