Nxënësit e SH.F “Braqa Milladonovci” – Shkup, vizitojnë Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele

image_pdfimage_print

   Shkup, 20.05.2016 – Nxënësit e klasës së nëntë nga shkolla fillore “Braqa Milladinovci” nga Shkup, në kuadër të mësimit nga lënda e arsimit qytetar, sot e vizituan Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. Gjatë vizitës, ata kishin mundësi që të njihen me organizimin, kompetencat dhe punën praktike të Agjencisë.

Përmes prezantimit vizuale, të adaptuar sipas moshës së tyre, nxënësit u informuan në lidhje me procedurën e dhënies së lejeve për emetim të radios dhe televizionit; mënyrës së mbikëqyrjes; mbrojtjes së publikut të mitur, si dhe për projektet e Agjencisë që janë në interes më të gjerë publik me aktivitetet për nxitjen e zhvillimit të arsimimit mediatik, përcjelljes së trajtimit të gjinisë në mediume, sigurimit të qasjes deri te mediumet, për personat me pengesa në shqisa, etj.

Agjencia e përshëndet iniciativën dhe aktivitetet e nxënësve për arritjen e njohurive të reja, dhe së këndejmë mbetet e hapur për bashkëpunim me të gjitha shkollat dhe universitetet që kanë interes për shkëmbimin e përvojave në sferën e mediumeve dhe rregullimin mediatik.

 



Accessibility

Accessibility