Shkup, 17.08.2016 – Këshilli i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në mbledhjen e sotme e miratoi Draft-metodologjinë për monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor përmes shërbimeve programore të radios dhe televizionit gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen gjatë vitit 2016 dhe e njëjta mund të merret në këtë link.
Me qëllim që të sigurohet një transparencë maksimale për procesin e miratimit të dokumentit në versionin final, si dhe të jepet mundësi për të gjithë subjektet relevante që të përfshihen në debatin publik edhe përmes debatit të hapur të japin kontributin e tyre, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audovizuele më datë 23 gusht 2016 në ora 12, do të organizojë takim në të cilin do ta prezantojë Draft-metodologjinë.
Agjencia ju bënë thirrje të gjithë radiodifuzerëve, partive politike, shoqatave të gazetarëve që të marrin pjesë aktive në këtë takim dhe të shprehin propozimet, mendimet dhe qëndrimet e tyre, në lidhje me tekstin e Draft-metodologjisë.