Agjencia realizoi takim lidhur me Draftin e Metodologjisë për prezantimin mediatik zgjedhor

Shkup, 23.08.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sot realizoi takim në të cilin e prezantoi Draftin e Metodologjisë për monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor përmes shërbimeve programore të radios dhe televizionit gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen në vitin 2016.

Ndryshimet e fundit të Kodit zgjedhor, që u miratuan në Kuvend në fund të korrikut, e obliguan edhe Agjencinë që në afat prej 30 ditëve nga miratimi i tyre, të bëjë ndryshime në “Metodologjinë për monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor përmes shërbimeve programore të radios dhe televizionit gjatë kohës së proceseve zgjedhore” – respektivisht të dokumentit që u miratua nga Këshilli i Agjencisë më 5 janar të këtij viti. Në vend që të intervenohet në këtë tekst, Agjencia vendosi që të përpiloj metodologji të re që do të vlejë vetëm gjatë zgjedhjeve që na presin kah fundit i vitit 2016, theksoi në fillim të takimit drejtor i Agjencisë, dr Zoran Trajçevski,. Ai shtoi se Agjencia i ka shqyrtuar përvojat edhe nga vendet evropiane, ku është përzgjedhur modeli francez për arritjen e pluralizmit politik jashtë periudhave zgjedhore dhe të përshtatet edhe për praktikën dhe rregullativën e vendit.

Në vazhdim në mënyrë të detajuar u arsyetuan qëllimet, përfshirja dhe periudhat e monitorimit të prezantimit mediatik zgjedhor, si dhe specifikave që janë të përcaktuara me ndryshimet e fundit të Kodit zgjedhor, të cilat i sqaroi Emilija Petreska Kamenjarova, udhëheqëse e departamentit për arsimim mediatik, gjatë një prezantimi të Draftit të Metodologjisë. Njëra prej specifikave të këtij procesi zgjedhor është se dispozita për përcaktimin e balancimit të informimit fillon të vlejë 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Radiodifuzerët duhet të sigurojnë balancim të informimit për zgjedhjet parlamentare sipas parimit të proporcionalitetit sipas numrit të listave të konfirmuara me kandidatë për deputetë. Në bazë të përvojave të monitorimit të informimit për zgjedhjet që u caktuan për pjesën e parë të vitit, janë bërë saktësime shtesë në pjesën e metodologjisë që ka të bëjë me informimin lidhur me aktivitetet e përfaqësuesve të pushtetit në funksion të prezantimit mediatik zgjedhor. Duke u bazuar në metodologjinë dhe përvojat e monitorimeve të mëparshme të proceseve zgjedhore, ekzemplari në bazë të së cilit do të nxirren vlerësimet për balancimin e informimit është vendosur në dhjetë ditë. Saktësime shtesë ka edhe në aspekt të komentimit si zhanër gazetaresk, që duhet të jetë i qartë dhe i ndarë nga zhanret e tjera gazetareske, si lajmet, raportimet, intervistat, korrespodencat etj.

Të pranishmit pas përfundimit të prezantimit patën mundësi që përmes një debati të hapur t’i prezantojnë propozimet, vërejtjet, mendimet dhe qëndrimet e tyre lidhur me tekstin e Draftit të Metodologjisë.

Prezantimi mund të merret në këtë link:

mr Emilija Petreska Kamenjarova

Metodologjia për monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor përmes shërbimeve programore të radios dhe televizionit gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen në vitin 2016



Accessibility

Accessibility