Agjencia realizoi takime pune me radiodifuzerët nacional lidhur me rregullat e prezantimit mediatik zgjedhor

Shkup, 02.09.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sot realizoi takime pune me radiodifuzerët nacional në Republikën e Maqedonisë, si dhe me Shërbimin publik të radiodifuzionit. Qëllimi ishte që shërbimet programore të radios dhe televizionit të informohen si dhe t’u përkujtohen edhe njëherë rregullat e prezantimit mediatik zgjedhor.

Përfaqësuesit e mediumeve patën mundësi që të shohin obligimet e tyre, që dalin nga Kodi zgjedhor, si dhe për obligimet që jaën risi dhe që dalin nga Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor. U debatua edhe për Metodologjinë e monitorimit të prezantimit mediatik zgjedhor përmes shërbimeve programore të radios dhe televizionit gjatë proceseve zgjedhore, sipas së cilës Agjencia do ta realizoj monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor, ashtu sikurse edhe në disa cikle zgjedhore deri më tani.

Punëtorëve mediatik në mënyrë të detajuar ju sqaruan qëllimet dhe lënda e monitorimit, obligimet e ndryshme që radiodifuzerët i kanë në periudhat para shpalljes së zgjedhjeve, nga shpallja e zgjedhjeve, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, si dhe gjatë heshtjes zgjedhore, por edhe në lidhje me mënyrat se si ata monitorohen. Njëra prej specifikave të këtij procesi zgjedhor është që monitorimi i prezantimit mediatik zgjedhor fillon 100 ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, që do të mbahen në vitin 2016.

Prezantimi nga takimet e punës për metodologjinë e prezantimit metodologjik zgjedhor mund të merret në këtë link



Accessibility

Accessibility