U realizua takimi i tretë publik i Agjencisë për vitin 2016

Shkup, 27.09.2016.- Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele realizoi takimin e tretë publik për vitin 2016.Në lidhje me aktivitetet sipas Programit vjetor të punës, foli d-r Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë i cili në mënyrë të hollësishme i arsyetoi aktivitetet në lidhje me mbikëqyrjet e realizuara, masat e shqiptuara të vërejtjes ndaj radiodifuzerëve, operatorët e rrjeteve publike të komunikimit dhe medieve të shtypura, si dhe kërkesat për inicimin e procedurave të kundërvajtjes.

Potencoi se Këshilli i Agjencisë miratoi dy vendimet për heqjen e lejes për emetim të radios, është miratuar vendim për shpalljen e konkursit publik për 1 leje për emetim të radios në nivel lokal, në rajonin e komunës së Kumanovës, kurse 3 radiodifuzer janë fshirë nga regjistri i radiodifuzerëve.Përmendi edhe disa aktivitete në lidhje me integrimet evropiane dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, duke potencuar edhe vizitën e Agjencisë në Komisionin parlamentar për kulturë dhe mediume në Parlamentin e R.së Bullgarisë, ku Agjencia i prezantoi kompetencat, financimin, mënyrën e sigurimit të pavarësisë dhe mënyrën e përzgjedhjes së organeve të Agjencisë. Deputetët kishin mundësi që të njihen edhe me dispozitat ligjore dhe procesin e dhënies së lejeve për radiodifuzerët në Republikën e Maqedonisë.Ai shtoi se Agjencia edhe në këtë periudhë ka vepruar edhe ndaj propozimeve dhe parashtresave, respektivisht rregullisht dhe në kohë ka vepruar ndaj 5 parashtresave të ngritura.Qeveria e RM-së, me propozim të Agjencisë ka miratuar 1 Vendim për lirim nga pagesa e taksës për radiodifuzion, nga gjithsejtë 7 amvisëri, që nuk janë të mbuluara me sinjal radiodifuziv të NP Radiodifuzioni i Maqedonisë, përmes së cilës emetohen shërbimet programore të RTM dhe 9 Vendime për përcaktimin e obliguesve që paguajnë taksë radiodifuzive për shkak të sinjalit radiodifuziv që është siguruar nga NP Radiodifuzioni i Maqedonisë.

Informoi edhe për raportet dhe hulumtimet e realizuara në periudhën e kaluar:Raportin për aktivitetet e ndërmarra të Agjencisë në drejtim të përcjelljes së strukturës pronësore të radiodifuzerëve dhe të obligimeve të tyre në drejtim të transparencës së pronësisë dhe të burimeve të financimit në periudhën nga 01 janari deri më 30 qershor 2016, Studimin për konstatimin e aryseshmërisë për shpallje të konkursit publik për ndarjen e lejes për emetim të radios në nivel lokal, në rajonin e Gostivarit si dhe studim për konstatimin e arsyeshmërisë për shpalljen e konkursit publik për ndarjen e lejes për emetim televiziv në nivel shtetëror përmes transmetuesit terestrial.Agjencia e realizoi edhe Hulumtimin për shtrirjen e radiostacioneve dhe për ndikimin në shikueshmërinë e përgjithshme të stacioneve televizive që emetojnë program në nivel shtetëror përmes satelitit ose përmes rrjetit publik të komunikimit elektronik dhe të stacioneve televizive që emetojnë program në nivel rajonal dhe lokal, tremujori i dytë i vitit 2016, e që është përpiluar edhe hulumtimi për çështjet gjinore, rezultatet e të cilave do të prezantohen në një eveniment të veçantë që do ta organizojë Agjencia deri në fundi të vitit.Potencoi se Agjencia ka filluar me realizimin e hulumtimit – Televizioni dhe personat me pengesa në shqisa – ofertat dhe nevojat, ndërsa Raporti i këtij hulumtimi do të kompletohet deri në fundit të vitit.

Në këtë takim u prezantua edhe draft versioni i Analizës së tregut të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2015, i përpiluar nga ana e Agjencisë.Ajo do të publikohet në ueb faqen e Agjencisë ku të gjitha palët e interesuara mund të japin sugjerimet dhe propozimet e tyre, të cilat nëse do të pranohen, Agjencia do t’i inkorporojë në tekstin final.Qëllimi kryesor është transparenca sa më e madhe si dhe përmirësimi i vetë tekstit.Në këtë analizë janë prezantuar të dhënat për vitin 2015 për performancat ekonomike të radiodifuzerëve, të dhënat për modelet për të cilat shfrytëzohen mediet nga publiku në Maqedoni, qëndrimet dhe mendimet e publikut lidhur me ofertat e televizioneve vendase, mënyra se si pranohet sinjali televiziv dhe numri i radiodifuzerëve të analizuar gjatë vitit.

 

Prezantimet nga takimi i tretë publik janë publike në këto linke:

d-r Zoran Trajçevski

AKTIVITETET E REALIZUARA SIPAS PROGRAMIT VJETOR PËR PUNË TË ASHMAA

m-r Magdalena Davidovska Dovleva

DRAFT-ANALIZA E TREGUT TË SHËRBIMEVE MEDIATIKE AUDIO DHE AUDIOVIZUELE PËR VITIN 2015

Draft- Analiza e tregut të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2015 mund të merret në këtë link



Accessibility

Accessibility