Intervista e drejtorit të Agjencisë d-r Zoran Trajçevski për radio Fokus, nga Republika e Bullgarisë

image_pdfimage_print

Drejtori i Agjencisë d-r Zoran Trajçevski dhe Marija Stojanova, kryetare e Këshillit të mediumeve elektronike më 16 shtator 2016, kishin një intervistë të përbashkët për edicionin “Kjo është Bullgaria” në radio “Fokus”, të Republikës së Bullgarisë. Intervistën e plotë mund ta lexoni më poshtë.

Marija Stojanova dhe Zoran Trajçevski:Po krijojmë një nismë për një bashkëpunim të mirë dhe të ndërsjellë profesional në mes të rregullatorëve të Bullgarisë dhe Maqedonisë

Marija Stojanova dhe Zoran Trajçevski:“Po krijojmë një nismë për një bashkëpunim të mirë dhe të ndërsjellë profesional në mes të rregullatorëve të Bullgarisë dhe Maqedonisë”

 

Udhëheqësi: Këshilli i mediumeve elektronike është nikoqir i takimit zyrtar për shkëmbim të praktikave të mira me kolegët nga Maqedonia.Gjatë vizitës, e cila do të zgjasë deri më 17 shtator, të dy rregullatorët do të shkëmbejnë përvojat nga monitorimi i fushatave parazgjedhore, që do të realizohen nga të dy trupat mbikëqyrës, edhe atë për shumë shpejtë kohë.Kësisoj, në Bullgari janë zgjedhjet e rregullta presidenciale, ndërsa në Maqedoni—zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.Në studio kemi Marija Stojanovën, kryetare e SEM, si dhe Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.Zonjë, kjo është vizita e parë e këtij lloji.Si erdhët deri te vendimi për realizimin e saj?

Marija Stojanova: Ishte një ide spontane, e cila u realizua falë kontakteve të mira personale që i kam me kryetarin e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele të Republikës së Maqedonisë, z. Zoran Trajçevski.Me të që moti kemi biseduar se është e domosdoshme që ti injorojmë stereotipat nga të dy vendet dhe të krijojmë një bashkëpunim në bazë profesionale.Andaj me këtë qëllim të ndërsjellë në fakt edhe u qasëm drejtë realizimit të këtij takimi, që faktikisht është i pari por me siguri se nuk do të mbetet i fundit.

Udhëheqësi: z.Trajçevski, ju me çfarë qëndrime erdhët në Bullgari?

Zoran Trajçevski: Me vizitën tonë në Bullgari, te kolegët tanë të rregullatorit bullgar, dëshirojmë që të ndërtojmë relacione më të afërta, me qëllim që të kemi një komunikim të përditshëm, sepse kushtet e punës edhe në Bullgari edhe në Maqedonisë janë shumë të ngjashme dhe është mirë që t’i mësojmë përvojat pozitive dhe negative nga Bullgaria, si dhe t’i ndajmë edhe përvojat tona nga Maqedonia.Kjo është një mënyrë për t’u ndihmuar në mes vete dhe të funksionojmë më mirë, t’i shmangim mungesat që i kemi pasur ne ose ju këtu në Bullgari, e të mos i përsërisim të njëjtat gabime, pra të shkëmbejmë informatat.Me komunikim të përditshëm shumë do të ndihmohemi mes vete gjatë punës.Është mirë që bashkëpunimi i ndërsjellë të zgjerohet e të mos mbetet vetëm në aspekt të dy rregullatorëve, por të zgjerohet edhe në nivel rajonal.Do të tentojmë që ta bëjmë këtë edhe me vendet e tjera rajonale, në mënyrë që marrëdhëniet e përbashkëta ndërmjet dy rregullatorëve tanë të jenë arsye për një bashkëpunim me të madh në tërë rajonin.Të gjithë kemi interes nga kjo, sepse krijohen kushte të ngjashme të punës.

Udhëheqësi: z.Trajçevski, për çfarë probleme prisni që të gjeni zgjidhje ose të paktën të shërbeheni me përvojën për të gjetur ndonjë zgjidhje?

Zoran Trajçevski: Problemet e tërë rajonit, por edhe të Bullgarisë dhe Maqedonisë, janë të ngjashme, veçanërisht në pjesën e mbrojtjes së publikut të mitur, në pjesën e shou programeve dhe programeve realit siç janë “Vëllai i madh” ose “Ferma”, si dhe disa projekte tjera që emetohen nga të gjitha vendet e rajonit. Për ne është e rëndësishme të shohim se si rregullohet periudha para zgjedhjeve dhe gjatë zgjedhjeve në Bullgari, sepse ne jemi në një situatë parazgjedhore.Të shohim se si punon rregullatori në Bullgari, sepse ju jeni anëtare e Bashkimit Evropian, që të shohim dhe të kemi sukses të transmetimit të disa praktikave nga rregullativa evropiane.Ndërsa si rregullator, edhe ne të prezantojmë një pjesë të përvojës tonë me praktikat pozitive që i kemi arritur, edhe pse nuk jemi anëtare e Bashkimit Evropian.Veçanërisht për mediumet, kemi legjislacion i cili është i harmonizuar me atë evropian, falë ndihmës metodologjike dhe financiare të komisionit Evropian. Do të donim që ti prezantojmë këto rezultate nga përvoja jonë pozitive edhe para kolegëve të rregullatorit bullgar.Andaj, edhe pse nuk jemi vend anëtar i Bashkimit Evropian, ne prapëseprapë punojmë në një nivel shumë të lartë profesional, me të vërtetë kemi një pavarësi të madhe financiare dhe politike, e në këtë mënyrë mundemi që kolegëve të operatorit bullgar – Këshillit për mediume elektronike – t’u prezantojmë praktikat tona pozitive.Shpresojmë se edhe në takimin e sotëm në parlamentin bullgar arritëm që t’i njoftojmë deputetë tuaj me praktikat pozitive të Maqedonisë në pjesën e pavarësisë së mediumeve, në mënyrë që do të mund të merren parasysh gjatë përpilimit të ligjit të ardhshëm për mediume, që duhet të hyjë në parlamentin bullgar.

Udhëheqësi: Çfarë janë përshtypjet e para nga Bullgaria?

Zoran Trajçevski: Të mira. Unë në fakt nuk mund të them se kamë përshtypje të para, sepse shpesh udhëtoj për në Bullgari.Disa herë gjatë vitit vij për të skijuar në Bansko. Kështu që kjo nuk është hera ime e parë.

Udhëheqësi: Për këtë vallë zgjodhët që të vini tani në vizitë të parë zyrtare?

Zoran Trajçevski: Vizita është a caktuar dhe organizuar prej më herët me kryetaren e SEM-it bullgar, Marija Stojanova.Për këtë takim kemi biseduar prej më herët në forume të ndryshme, të organizuara në kuadër të Komisionit Evropian.Është me rëndësi që kjo të mos jetë vetëm një takim i rastësishëm, por edhe një praktikë e vazhdueshme për komunikim e cila duhet të shndërrohet në një traditë të përhershme së paku disa herë gjatë vitit të kemi takime të përbashkëta të dy rregullatorëve tanë – atij bullgar dhe maqedonas.Andaj shpresoj se do të kem sukses që ta transmetoj këtë lloj të marrëdhënieve edhe më gjerë, në rajonin e Ballkanit.

Udhëheqësi: Ja, z. Trajçevski më sugjeron pyetjen e radhës, për Marija Stojanovën.A do të pranoni idenë për të zgjeruar takimin – të mos mbetet bilaterale por të jetë edhe ndërmjet rregullatorëve mediatik nga i tërë rajoni, zonja Stojanova?

Marija Stojanova: z. Trajçevski ka të drejtë, se ne – vendet e rajonit të Ballkanit – jemi jashtëzakonisht të afërta. Por për fat të keq nuk njihemi aq mirë.Për fat të keq kjo është edhe arsyeja se pse nuk kemi ndonjë bashkëpunim më të ngushtë, siç është rasti me vendet e tjera nga kontinenti i vjetër.Është me rëndësi jo vetëm që të njihemi, por edhe të njoftohemi, me rëndësi që të kuptohemi dhe së këndejmë të përsosemi – të përsosim ambientin mediatik jo vetëm në vendin tonë por edhe të zhvillojmë vendet e tjera të rajonit. Me që vendet tona janë të vogla, tregjet janë tejet të kufizuar dhe të ngushtuar, me një bashkëpunim rajonal mbi nacional, në mes të industrive kreative dhe vendeve të ndryshme, prapëseprapë do të ishte një bazë e mirë për zhvillim. Andaj pikërisht në këtë drejtim e kemi orientuar punën tonë me z.Trajçevskin.

Udhëheqësi: A është e mundshme ose ndoshta ende është utopike që të bëhet konvergjencë e tregjeve mediatike në rajon?

Marija Stojanova: Ne nuk flasim për konvergjencë të tregjeve mediatike, duke marrë parasysh faktin se as ne, e as ndonjë tjetër rregullator për nga përmbajtja është rregullator i tregut në kontinentin e vjetër.Ajo për cka ne flasim është realizimi i kontakteve më të shpeshta, realizimin e bashkëpunimit të përbashkët në mes të përfaqësuesve të sektorëve të ndryshme në vende të caktuara.Shtete tona janë afër, kurse largësitë janë të vogla.Po, gjuhët dallohen, por pak a shumë kuptohemi në mes veti.

Udhëheqësi: Për momentin po flasim pa përkthyes.

Marija Stojanova: Nuk bëhet fjalë për Republikën e Maqedonisë.Ju kur më pyetët për një bashkëpunim rajonal.Kur flas për atë, un i kam parasysh edhe kolegët nga Kroacia, kolegët nga Serbia, Bosnja e Hercegovina – pse jo edhe Greqia, Mali i Zi gjithashtu. Del se në rajonin e Ballkanit, në fakt jemi vetëm dy shtete që jemi anëtare të Bashkimit Evropian. Ajo jemi ne edhe kolegët e Republikës së Kroacisë.Kështu që do të kemi çka të kontribuojmë së bashku.Është fakt se edhe kur takohemi nëpër forume të ndryshme ndërkombëtare, bisedojmë nga më afër.Del se është shumë më i lehtë komunikimi me kolegët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, se sa komunikimi ndërmjet neve.Në fakt, shumë pak njihemi.Edhe që të njihemi mes vete – do të ishte nxitje jo vetëm në marrëdhëniet e tona të ndërsjella, por edhe për industritë mediatike, sepse është e qartë se përmbajtjet mediatike veç po përdoren jo vetëm brenda kufijve të një shteti por edhe më gjerë.

Udhëheqësi: Nga aspekti legjislativ, me çka mund të jemi të dobishëm për Maqedoninë?Ata tani ndodhen para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Marija Stojanova: Në këtë drejtim, rregullatori për nga përmbajtja është organi kompetent në aspekt të kornizës normative.Por, shtetet janë të ndryshme, ne kemi obligim në aspekt të rregulloreve normative jo vetëm në vendin tonë, por edhe në nivel të Direktivës për shërbime mediatike audioviozuele.Ato janë gjëra që ne, rregullatorët, nuk i formulojmë vetë, por në nivel evropian ishim gjasa, e kishim mundësinë dhe e shfrytëzuam që në mënyrë aktive të punojmë në ndryshimin e Direktivës – gjë që për herë të parë ndodh në Bullgari që kur vendi u bë anëtare e Bashkimit Evropian. Pikërisht pozita jonë aktive aty na dha mundësi që t’i ndihmojmë një vendi si Maqedonia për t’u bërë mbikëqyrës i këtij procesi, edhe pse nuk është anëtare dhe nuk ishte vend me status të kandidatit.Lloji i këtillë i bashkëpunimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse kjo u mundëson kolegëve që na afër ta përcjellin punën tonë që të mund ta harmonizojnë legjislaturën e tyre ende pa qenë kandidat për anëtarësim.

Udhëheqësi: Kjo është një hap jashtëzakonisht i dobishëm, z. Trajçevski.

Zoran Trajçevski: Po. Andaj dua të them se nga puna e përbashkët, nga bashkëpunimi – nuk mund të ketë humbje.Me shkëmbimin e informatave më mirë do të njihen popujt e të dy vendeve.Nëse nuk kemi komunikim dhe nuk shkëmbejmë informata dhe ndodh që në çdo dy apo tre muaj i jepet rëndësi e madhe ndonjë lajmi negativ, e që nuk është në dobi të asnjërit prej shteteve.Ndërsa, nëse kemi bashkëpunim më të afërt dhe shkëmbejmë informata në mes vete, që të dimë se çka ndodh në Sofje, në Pernik, në Qystednil ose në Varnë, se çka ndodhë në sferën politike, ekonomike, shoqërore në Bullgari apo Maqedoni, atyre informatave negative që ndodhin nga njëra ose tjetra anë, askush nuk do t’u kushtojë vëmendje.Duket se në mungesë të informatave adekuate ndër fqinjësore, për situata negative që nuk kanë bazë në asnjërën prej shteteve, ne ju japim rëndësi të madhe, që krijon një përshtypje se ndonjëri shtet nuk ka bashkëpunim të mirë, apo kanë marrëdhënie të këqija.Kurse, realisht nuk është ashtu.Për këtë arsye, shkëmbimi i informatave është shumë pozitiv, sepse me këtë eliminohen personalitete të ndryshme, parti politike ose grupe njerëzisht të cilët vetëm në mungesë të komunikimit krijojnë situata negative që i rëndojnë marrëdhëniet në mes dy shteteve.

Udhëheqësi: Ju shpesh vini në Bullgari, por prapëseprapë për herë të parë jeni në studion e radios “Fokus”.Kryetarja e SEM Marija Stojanova, që është bashkëbiseduese e jona e shpeshtë, gjithashtu për herë të parë është mysafir.Si ndjeheni të dy në studion tonë?

Zoran Trajçevski: Fantastik.

Marija Stojanova: Për mua është një kënaqësi e madhe, sepse rruga ime profesionale filloi pikërisht nga radioja si medium.Moti kohë nuk kamë hyrë në një studio të radios, andaj shumë i gëzohem kësaj mundësia dhe ju falënderoj për të, sepse për çdo njeri deri te i cili arrin ky medium, pavarësisht faktit se tani ka edhe teknologji tjetër – interneti, radioja prapëseprapë mbetet një medium operativ i cili arrin deri te publiku në mënyrë më të besueshme dhe më të shpejtë.Kësisoj, kënaqësia mbetet ende.



Accessibility

Accessibility