Drejtori i Agjencisë, d-r Zoran Trajçevski në intervistë për Agjencinë informative BGNES: Më e rëndësishmja për një rregullator mediatik është pavarësia mediatike

image_pdfimage_print

Intervista e plotë e d-r Zoran Trajçevski, e dhënë për Agjencinë informative të Republikës së Maqedonisë BGNES, më 15 shtator 2016, mund të merret në këtë link

Evropa dërgoi përfaqësuesit e Maqedonisë për të na treguar se si bëhet një rregullator i pavarur (CEM)

Më e rëndësishme në punën e një rregullator mediatik është pavarësia financiare.Këtë e deklaroi në intervistën e dhënë për BGNES, d-r Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele të Republikës së Maqedonisë.“Në 20 vitet e fundit, pavarësia financiare u tregua si faktori kryesor për të qenë i pavarur një rregullator i mediatik”, theksoi ai, dhe vazhdoi:“Kemi të hyra personale nga radiot, televizionet dhe operatorët kabllor.Ajo në aspekt vjetor është rreth 2,3 milion euro, dhe e garanton atë pavarësi.”

Ai shpreson se ligjvënësit bullgar do ta marrin këtë parasysh dhe do të sigurojnë një pavarësi të këtillë edhe për rregullatorin e tyre, kur do t’i bëjnë ndryshimet.“Më pas, kjo do të vërehet edhe nga qytetarët”, shprehet në mënyrë të prerë d-r Trajçevski.

Një punë tjetër e rëndësishme e që është arritur në Maqedoni, është që edhe te ne të bëhet, përzgjedhja e anëtarëve të CEM të mos varet nga pushteti.“Mandati i anëtarëve në agjencinë tonë është 7 vjet, respektivisht ata nuk varen nga ndryshimet e pushtetit, mandati i të cilit është 4 vjet.Në këtë mënyrë, ata janë të sigurt dhe e dinë se nuk varen nga vullneti i partive politike në parlament”, tha d-r Trajçevski.

Ai udhëheq me rregullatorin mediatik më të vjetër në Ballkan, që është krijuar që në vitin 1997.Në Kuvendin popullor bullgar, d-r Trajçevski sot bisedoi edhe me përfaqësues të SEM si dhe me deputetë.Takimin, që është i organizuar edhe me ndiihmë evropiane, ka për qëllim njoftimin e Bullgarisë me ndryshimet ligjore nga sfera e mediumeve në Republikën e Maqedonisë, që janë të harmonizuara me direktivat e Bashkimit Evropian.

D-r Zoran Trajçevski me ambasadorin e R.së Maqedonisë në Bullgari, e.t. z. Marjan Gjorçev.

“Në sferën mediatike, ne bëjmë gjithçka me qëllim që të jemi 100% të harmonizuar me ligjet evropiane.Ligjet nga kjo sferë janë të përpiluara me ndihmën e ekspertëve evropian, si dhe me ndihmë financiare të Komisionit Evropian” – theksoi drejtori i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, nga fqinji ynë.

/BGNES



Accessibility

Accessibility