Parashtrohen kërkesat për inicimin e procedurave për kundërvajtje kundër TV Sitel dhe TV Nova

Shkup, 01.10.2016. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele pas propozimeve të parashtruara nga Komisioni i përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik, parashtroi kërkesa për inicimin e procedurave të kundërvajtjes në të cilat gjykata do të shqiptojë sanksionin e vërejtjes, kundër TV Sitel SHPKNJP Shkup dhe TV Nova SHPKNJP Shkup.

Procedura e kundërvajtjes për këto dy radiodifuzer inciohet për shkak të shkeljes së nenit 75 paragrafi 1 dhe nenit 75-b nga Kodi zgjedhor, në periudhën nga data 12 deri më 21 shtator 2016.

Propozimet për veprim nga Komisioni i përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik si dhe raportet nga mbikëqyrja e realizuar (monitorimi) ndaj TV Sitel dhe TV Nova mund të merren në këto linke:

– Propozim për shqiptimin e masës ndaj TV Sitel SHPKNJP Shkup

– Propozim për shqiptimin e masës ndaj TV Sitel SHPKNJP Shkup

– Raporti i shkruar nga mbikëqyrja e realizuar ndaj TV Sitel SHPKNJP Shkup

– Propozim për shqiptimin e masës ndaj TV Nova SHPKNJP Shkup

– Raporti i shkruar nga mbikëqyrja e realizuar ndaj TV Nova SHPKNJP Shkup



Accessibility

Accessibility