Letër e hapur nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele

Shkup, 14.10.2016. – Pas publikimit të raporteve nga periudha e tretë e monitorimit që e realizoi Agjencia në bazë të obligimeve të Kodit zgjedhor, në disa mediume u paraqitën materiale në të cilat shprehen teza të pavërteta që patjetër duhet të demaskohen.

Një prej tezave është se monitorimi duhet të kufizohet vetëm për partitë dhe temat në lidhje me zgjedhjet, ose se duhet të monitorohet fushata parazgjedhore. Kjo tezë është e gabueshme për nga esenca. Nocioni fushatë parazgjedhore nuk ekziston. Nëse mendohet për fushatë zgjedhore, atëherë duhet të dihet se ajo është një periudhë që guxon të zgjatë vetëm 20 ditë para ditës së votimit, që domethënë se monitorimi i fushatës zgjedhore do të ketë vetëm në ato 20 ditë para zgjedhjeve. Për momentin, në Maqedoni ende nuk janë shpallur zgjedhjet, që domethënë se ende nuk ka filluar edhe procesi zgjedhor. Në të gjitha debatet dhe takimet në lidhje me monitorimin, Agjencia në mënyrë të qartë potencoi se ajo që duhet të monitorohet është mënyra se si radiodifuzerët informojnë lidhur me jetën e përgjithshme shoqërore – politike si dhe për të gjitha ngjarjet ditore (me përjashtim të sportit dhe ngjarjeve nga bota), respektivisht të analizohet mënyra se si informohet për të gjitha subjektet në shtet.

Monitorimi që tani vijon, është i njëjtë me atë që u realizua në periudhën prill-maj të këtij viti dhe realizohet sipas të njëjtës Metodologji dhe mënyrës së njëjtë sikur atëherë. Por, edhe sikur të realizohej sipas metodologjisë që duhej të lihet anash – aspektet që problematizohen këto ditë (për tonin dhe kornizën) do të ishte e njëjtë. Në këtë drejtim, përcillet nëse dhe sa radiodifuzerët i respektojnë parimet profesionale, veçanërisht ato sipas të cilës duhet të ketë trajtim të njëjtë ndaj pasqyrimeve dhe qëndrimeve të ndryshme dhe duhet të lejojnë që opinioni vetë dhe lirshëm të formojë mendimin e vet për të gjitha ngjarjet dhe aktorët në to. Së këndejmë, përdorimi i vlerësimeve eksplicite, tonit negativ ose pozitiv ose kornizës së tillë për cilindo subjekt (parti, institucion, organizatë) është e shkruar në raporte e monitorimit. Ndërsa, raportet e trupit rregullator, këtë herë, patjetër duhet të mbesin aty ku ndalen – respektivisht të japin një përshkrim sa më të plotë të mënyrës se si informon mediumi, për faktin se Agjencisë, me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, i ishte marrë obligimi i sajë ligjor për të konstatuar kundërvajtje dhe të propozojë masat. Për këtë, në raportin për një medium të njëjtë, potencohen edhe segmentet që janë të kundërta me parimet programore, por edhe shembujt pozitiv të komenteve dhe pasqyrimeve kur ato parime respektoheshin, si dhe ato materiale në të cilat mediumi nuk është përmbajtur ndaj sjelljes kritikuese që e ka pasur ndaj ndonjë subjekti të caktuar, duke shprehur faktet me të cilat ai duhet të thirret për përgjegjësi, dhe kur ka bërë përkufizime negative. Publiku kështu që nuk mundet vetë, pikërisht në bazë të fakteve të shprehura, të ndërtojë një qëndrim personal, se pse pikërisht ky subjekt duhet të thirret për përgjegjësi.

Agjencia nuk mund të theksojë as edhe nëse ka balancim të informimit, sepse vlerësimet për balancimin dhe propozimet për masa i jep Komisioni i përkohshëm. Dihet publikisht se në periudhën para fillimit të fushatës, nuk ka kritere për vlerësimin e këtillë, së këndejmë, pa ndonjë qëllim për të “imponuar veprime” dhe për të rrezikuar pavarësinë e Komisionit të përkohshëm, Agjencia potencon se gjatë nxjerrjes së vlerësimeve, fokusi duhet të vihet në informimin lidhur me partitë e pozitës dhe opozitës si dhe për bartësit e funksioneve të pushtetit nga radhët e tyre. Se cila është qasja e Komisionit të përkohshëm, mund të përgjigjen vetëm anëtarët e saj.

Në lidhje me tezën e dytë – se gjatë analizës së informimit lidhur me aktivitetet e pushtetit ekziston seleksionim, për faktin se në disa mediume janë potencuar materialet për ndonjë ngjarje, kurse te të tjerë nuk janë, ose se te disa prej tyre gjithçka transmetohet drejtpërdrejt – edhe kjo tezë ka gabime në esencën e saj. Ajo që analizohet nuk është ajo, nëse është publikuar informatë për ngjarjen, por mënyra se si secili medium ka informuar për ngjarjen (nëse ka informuar). Domethënë, absolutisht është e parëndësishme se cilat mediume kanë informuar për ndonjë ngjarje të caktuar—në raport shënohen vetëm ato materiale në të cilat bëhet lidhja e aktiviteteve, projekteve, rezultateve nga politikat e pushtetit me ndonjë parti politike që është pjesë e qeverisë (pa marrë parasysh se cila). Dhe, asnjë prej materialeve të ndara deri më tani nuk ka pasur të bëjë me ngjarje të drejtpërdrejta. Të rikujtojmë edhe këtë se – në bazë të përvojës nga monitorimet e mëparshme, Agjencia konsideroi se masat për shkeljet e këtilla duhet të shqiptohen për jo më pak se 10 materiale të emetuara në një periudhë të raportimit. Kjo më vonë, për shkak të kërkesave të mediumeve dhe opinionit profesional, u shndërrua në kriter të dyfishtë – masat të shqiptohen nëse në tre periudha të para dhjetëditore të raportimit ka nga së paku dhjetë materiale të këtilla, kurse në periudhat e ardhshme nëse ka në së paku pesë prej tyre. Por tani nuk vlen asnjë prej këtyre kritereve, sepse ajo metodologji duhej të lihej anash. Së këndejmë, përgjigjen e pyetjes se sipas cilëve kritere konstatohet kjo kundërvajtje te mediumet, e kanë vetëm Komisioni i përkohshëm.

Edhe një tezë se Agjencia mban anën e dikujt në raportet e saja ose se ka ndikim ndaj Komisionit të përkohshëm. Për të parën – po të merrte anë trupi rregullator – nuk do të ishte cak i kritikave nga të gjitha anët. Në fakt, formimi i Komisionit të përkohshëm është rezultati asaj që pikërisht të gjithë e kritikonin Agjencinë. Sa i përket, gjoja, ndikimit ndaj Komisionit të përkohshëm, në dy muajt e kaluar i tërë opinioni dëgjoi mjaft deklarata nga burime të ndryshme, përfshirë edhe anëtarët e Komisionit, në të cilat çdo komunikimi u quajt presion, kështu që aspak nuk na befason fakti që tani edhe raportet cilësohen si presion. Mos vallë është situata e kundërt – mos vallë problemi është në atë se pritej që Agjencia të pushojë me punën e saj, me formimin e Komisionit të përkohshëm.

Rregullat profesionale të lojës në hapësirën e radiodifuzionit të Maqedonisë kërkojnë një trajtim të njëjtë ndaj të gjithëve. Edhe këtë duhet ta respektojnë radiodifuzerët. Pa marrë parasysh se si është praktika e mediumeve amerikane, për të cilat aludojnë disa nga radiodifuzerët.

Për në fund, të përsërisim edhe njëherë. Mjafton fakti se mediumet çdo ditë i tregojnë publikut se për çka të mendojnë – përmes rolit të tyre të pashmangshëm të atyre që i zgjedhin informatat për ta (gatekeeper). Ata nuk duhet ti tregojnë se si të mendoj për ato ngjarje, duke imponuar edhe mendimet dhe qëndrimet e tyre personale. Kjo e dyta – nuk paraqet qasje kritike.



Accessibility

Accessibility