Deklaratë nga Komisioni i përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik për periudhën nga data 2 deri më 11 tetor 2016

Shkup, 19.10.2016. – Monitorimi i mediumeve në periudhën nga data 2 deri më 11 tetor 2016, tregoi se mediumet në pjesën e informimit kanë bërë një progres të konsiderueshëm në balancimin kuantitativ dhe kualitativ.

Pas shqyrtimit të Raportit dhjetëditor, të katërt me radhë të monitorimit të 18 shërbimeve programore, Komisioni i përkohshëm nuk dha asnjë propozim për shqiptimin e masës, por ju rekomandon radiodifuzerëve që në veçanti të vendosin theksin te balancimi kualitativ gjatë informimit.

Komisioni shpreh kënaqësinë që në këtë periudhë të raportimit, në përgjithësi po respektohet neni 75-b nga Kodi zgjedhor, respektivisht informimi për organet shtetërore nuk është në funksion të prezantimit mediatik zgjedhor për asnjë subjekt politik dhe i inkurajon radiodifuzerët që në të ardhmen të vazhdojnë në këtë drejtim.



Accessibility

Accessibility