Shkup, 15.11.2016 – Në lidhje me porositë e publikuara të fushatës “Ne vendosim”, Komisioni i përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik potencon se: Duke u nisur nga obligimi për respektimin e Kodit zgjedhor si dhe sigurimit të një klime pozitive për zgjedhe të drejta dhe demokratike, Komisioni i përkohshëm i thërret shoqatat e qytetarëve dhe radiodifuzerët që ta respektojnë frymën dhe rregullat e Kodit zgjedhor.
Komisioni i përkohshëm e respekton të drejtën e organizatave civile për të organizuar fushata me interes publik si dhe edukimin e qytetarëve, por në këtë drejtim ata duhet të kushtojnë rëndësi edhe ndaj porosive të tyre që të mos përputhen me porositë e pjesëmarrësve në procesin zgjedhor.