Agjencia realizoi mbikëqyrje të rregullt administrative ndaj 134 radiodifuzerëve që transmetojnë program të radios dhe televizionit

Shkup, 24.11.2016. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele realizoi mbikëqyrje të rregullt administrative ndaj punës së 134 radiodifuzerëve që transmetojnë program të radios dhe televizionit.

Mbikëqyrja është realizuar me qëllim që të kontrollohet respektimi i obligimit nga neni 15 paragrafi 3 të Ligjit për mediume, sipas të cilës radiodifuzerët janë të obliguar që të dhënat për strukturën pronësore, redaktori/redaktorët përgjegjës si dhe për burimin e financimit nga viti i kaluar, që të publikojnë në programin e tyre, së paku tre herë në vit, në terminët kryesore dhe incizimin e publikuar ta dorëzojnë deri te Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit.

Gjatë realizimit të mbikëqyrjes, Agjencia ka konstatuar se vetëm Shoqëria tregtare e radiodifuzionit BI-KI-AL SHPKNJP Manastir nuk e ka plotësuar këtë obligim ligjor, përderisa 133 radiodifuzerët e tjerë, kanë vepruar në pajtim me nenin 15 paragrafi 3 i Ligjit për mediume.

Raportet nga mbikëqyrjet e realizuara mund të merren në linket e mëposhtme:

Raporti i përgjithshëm për të gjitha radiodifuzerët që emetojnë program të radios dhe TV.

Raport për BI-KI-AL SHPKNJP Manastir



Accessibility

Accessibility