Agjencia inicioi procedura për kundërvajtje ndaj TV 24 Vesti, TV Nova, TV Alfa dhe TV Sitel

image_pdfimage_print

Shkup, 28.11.2016. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele pas parashtrimit të Propozimeve për veprim nga ana e Komisionit të përkohshëm për përcjellje të prezantimit mediatik, parashtroi tri kërkesa për inicimin e procedurave për kundërvajtje, për shqiptimin e sanksionit kundërvajtës – gjobë si dhe pesë kërkesa për inicimin e procedurave për kundërvajtje për shqiptimin e sanksionit kundërvajtës – vërejtje.

Procedurat për kundërvajtje për shqiptimin e sanksionit – gjobë, iniciohen kundër TV Nova SHPKNJP Shkup për shkeljen e nenit 75-b dhe nenit 75 paragrafi 1 të Kodit zgjedhor dhe TV SITEL SHPKNJP Shkup lidhur me nenin 75 paragrafi 1 të Kodit zgjedhor. Shkeljet kanë të bëjnë me periudhën nga data 1 e deri më 10 nëntor 2016.

Procedura për kundërvajtje si dhe shqiptim të sanksioneve – vërejtje, iniciohen kundër TV Nova SHPKNJP Shkup për nenin 75-gj paragrafi 1 dhe nenit 76 paragrafi 4 të Kodit zgjedhor, TV Alfa SHPKNJP Shkup për shkelje të nenit 75-v si dhe kundër TV 24 Vesti SHPKNJP Shtip për mosrespektimin e nenit 75-gj paragrafi 2 dhe nenit 76 paragrafi 4 të Kodit zgjedhor. Këto shkelje ligjore kanë të bëjnë me periudhën nga data 21 e deri më 24 nëntor 2016.

Propozimet për veprim nga ana e Komisionit të përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik si deh raportet nga mbikëqyrja (monitorimi) e realizuar ndaj TV 24 Vesti, TV Nova, TV Sitel dhe TV Alfa mund të merren në këto linke:

Propozimet për shqiptimin e masës – gjobë

Propozim për shqiptimin e masës – TV Nova SHPKNJP Shkup (neni 75-b nga Kodi zgjedhor)

Propozim për shqiptimin e masës – TV Nova SHPKNJP Shkup (neni 75 paragrafi 1 nga Kodi zgjedhor)

– Raporti i shkruar nga monitorimi i realizuar – TV Nova SHPKNJP Shkup


Propozim për shqiptimin e masës – TV Sitel SHPKNJP Shkup (neni 75 paragrafi 1 nga Kodi zgjedhor)

– Raporti i shkruar nga monitorimi i realizuar – TV Sitel SHPKNJP Shkup

Propozimet për shqiptimin e masës – vërejte

Propozim për shqiptimin e masës – TV Nova SHPKNJP Shkup (neni 75 paragrafi 4 nga Kodi zgjedhor)

– Raporti i shkruar nga mbikëqyrja e realizuar – Televizioni Nova SHPKNJP Shkup


Propozim për shqiptimin e masës – Televizioni Nova SHPKNJP Shkup (neni 75-gj paragrafi 1 nga Kodi zgjedhor)

– Raporti i shkruar nga mbikëqyrja e realizuar – Televizioni Nova SHPKNJP Shkup


Propozim për shqiptimin e masës – Alfa TV SHPKNJP Shkup (neni 75-v nga Kodi zgjedhor)

– Raporti i shkruar nga mbikëqyrja e realizuar – Alfa TV SHPKNJP Shkup


Propozim për shqiptimin e masës – TV 24 Vesti SHPKNJP Shtip (neni 75-gj paragrafi 2 nga Kodi zgjedhor)

– Raporti i shkruar nga mbikëqyrja e realizuar – TV 24 Vesti SHPKNJP Shtip


Propozim për shqiptimin e masës – TV 24 Vesti SHPKNJP Shtip (neni 75 paragrafi 4 nga Kodi zgjedhor)

– Raporti i shkruar nga mbikëqyrja e realizuar – 24 Vesti SHPKNJP Shtip



Accessibility

Accessibility