Propozimet e Komisionit të përkohshëm për TV Nova, TV Alsat-M dhe Radio Kanal 77

Shkup, 29.11.2016. – Komisioni i përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik zgjedhor në bazë të raporteve të shkruara nga monitorimi i realizuar i prezantimit mediatik zgjedhor ndaj Shoqërisë tregtare të radiodifuzionit Televizioni Nova SHPKNJP Shkup, Shoqërisë tregtare të radiodifuzionit Alsat-M SHPK Shkup si dhe Shoqërisë tregtare të radiodifuzionit Radio Kanal 77 SHPKNJP Shtip, ka dorëzuar Propozime për veprim deri te Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Propozimet për inicimin e procedurës për kundërvajtje në të cilën gjykata do të shqiptoj sanksion – gjobë, Komisioni i përkohshëm dorëzoi për Alsat-M SHPK Shkup për shkak të shkeljes së nenit 75-gj paragrafi 1 si dhe për Televizionin Nova SHPKNJP Shkup për shkeljen e nenit 76 paragrafi 4 të Kodit zgjedhor.

Ndërsa për Radio Kanal 77 SHPKNJP Shtip, Komisioni i përkohshëm dorëzoi propozim për inicimin e procedurës për kundërvajtje – vërejtje, për shkak të shkeljes së konstatuar të nenit 76 paragrafi 4 të Kodit zgjedhor.

Propozimet e Komisionit të përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik mund të merren në linket më poshtë:

Propozim për shqiptimin e masës – Televizioni Nova SHPKNJP Shkup (neni 76 paragrafi 4 nga Kodi zgjedhor)

Propozim për shqiptimin e masës – TV Alsat SHPK Shkup (neni 75-gj paragrafi 1 nga Kodi zgjedhor)

Propozim për shqiptimin e masës – Radio Kanal 77 SHPKNJP Shtip (neni 76 paragrafi 4 nga Kodi zgjedhor)



Accessibility

Accessibility