Realizohet monitorimi i prezantimit mediatik zgjedhor në TV Nova, TV MTM, K Tri Televizija dhe EF-EM 90.3 Sportsko Radio

Shkup, 05.12.2016. – Gjatë monitorimit të prezantimit mediatik zgjedhor të TV Nova SHPKNJP Shkup, TV MTM SHPKNJP Shkup, K Tri Televizija SHPKNJP Kumanovë dhe EF-EM 90.3 Sportsko Radio SHPKNJP Shkup, Agjencia konstatoi shkelje të neneve të Kodit zgjedhor që kanë të bëjnë me reklamimin e paguar politik.

Mbikëqyrja e TV Nova SHPKNJP Shkup, TV MTM SHPKNJP Shkup dhe K Tri Televizija SHPKNJP Kumanovë, tregoi mosrespektimin e nenit 75-gj paragrafi 1 të Kodit zgjedhor, respektivisht në një orë reale këto radiodifuzer kanë emetuar më tepër se 8 minuta reklamim të paguar politik për partitë e pushtetit, përderisa te TV Nova SHPKNJP Shkup edhe emetim të reklamimit të paguar politik gjatë programeve të veçanta informative.

Monitorimi i EF-EM 90.3 Sportsko Radio SHPKNJP Shkup, tregoi se ky radiodifuzer në kundërshtim me nenin 76-paragrafët 1 dhe 2 të Kodit zgjedhor, ka emetuar reklamim të paguar politik që nuk është ndarë në mënyrë përkatëse nga përmbajtjet tjera mediatike dhe pa shënim të qartë të porositësit të reklamimit.

Raportet e monitorimit të prezantimit mediatik zgjedhor mund të merren në linket e mëposhtme:

ТV Nova SHPKNJP Shkup (neni 75-gj paragrafi 1 nga Kodi zgjedhor)

ТV Nova SHPKNJP Shkup (neni 76 paragrafi 4 nga Kodi zgjedhor)

ТV МТМ SHPKNJP Shkup

К Тri Теlevizija SHPKNJP Кumanovë

ЕF-ЕМ 90.3 Sportsko Radio SHPKNJP Shkup



Accessibility

Accessibility