Propozimet e Komisionit të përkohshëm për TV Nova, TV Kompani 21-M, Nasha TV, Regionalna TV Ultra TV Alsat-M dhe TV Telma

Shkup, 05.12.2016. – Komisioni i përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik në bazë të raporteve të shkruara nga monitorimi i prezantimit mediatik zgjedhor, parashtroi deri te Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, disa Propozime për veprim edhe atë për Televizonin Nova SHPKNJP Shkup, TV KOMPANI 21-M SHPKNJP Shkup, Nasha TV SHPKNJP Shkup, Regionalna TV Ultra SHPKNJP Shkup, TV Telma SHPKNJP Shkup dhe TV Alsat-M SHPK Shkup.

Propozimet për inicimin e procedurës për kundërvajtje në të cilën gjykata do të shqiptoj sanksion – gjobë, Komisioni i përkohshëm dorëzoi për Alsat-M SHPK Shkup për shkak të shkeljes së nenit 75-gj paragrafi 1 si dhe për Televizionin Nova SHPKNJP Shkup për shkeljen e nenit 76 paragrafi 4 dhe nenin 75-gj paragrafi 1 të Kodit zgjedhor.

Propozim për inicimin e procedurës për kundërvajtje-vërejtje, Komisioni i përkohshëm dorëzoi or Nasha TV SHPKNJP Shkup për shkak të shkeljes së nenit 76 paragrafi 4 si dhe për Regionalna TV Ultra SHPKNJP Shkup, TV KOMPANI 21-M SHPKNJP Shkup dhe TV Telma SHPKNJP Shkup për shkeljen e nenit 75-gj paragrafi 1 nga Kodi zgjedhor.

Propozimet e Komisionit të përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik mund të merren në linket e mëposhtme:

Propozimet për shqiptimin e masës-gjobë

Propozim për shqiptimin e masës – ТV Alsat-М SHPK Shkup

Propozim për shqiptimin e masës – Теlevizioni Nova SHPK Shkup (neni 76 paragrafi 4 nga Kodi zgjedhor)

ПPropozim për shqiptimin e masës – Теlevizioni Nova SHPKNJP Shkup (neni 75-gj paragrafi 1 nga Kodi zgjedhor)

Propozimet për shqiptimin e masës-vërejtje

Propozim për shqiptimin e masës – Nasha ТV SHPKNJP Shkup

Propozim për shqiptimin e masës – Regionalna ТV Ultra SHPKNJP Shkup

Propozim për shqiptimin e masës – ТV КОМPАNI 21-М SHPKNJP Shkup

Propozim për shqiptimin e masës – Теlma SHPKNJP Shkup



Accessibility

Accessibility