Agjencia ju përkujton: ka rregulla për qasje të njëjtë si dhe për fjalimet nxitëse

image_pdfimage_print

Shkup, 05.12.2016. – Disa subjekte politike – pjesëmarrëse në procesin zgjedhor, e informuan Agjencisë se nëpër mediume të caktuara nuk informojnë për aktivitetet e tyre të fushatës zgjedhore.
I përkujtojmë të gjithë radiodifuzerët që kanë vendosur që të mbulojnë zgjedhjet, sipas Kodit zgjedhor, janë të obliguar që atë ta realizojnë në mënyrë të drejtë, të balancuar dhe të paanshme në programet e tyre. Pa marrë parasysh gjuha në të cilën emetohet shërbimi i tyre programor, pjesëmarrësve në fushatë duhet t’u mundësohen kushte të njëjta për qasje deri te të gjitha format e prezantimit mediatik zgjedhor – lajme, programe të veçanta informative, prezantim politik alas si dhe reklamimi i paguar politik.
Mbulimi i balancuar i procesit zgjedhor duhet të sigurohet sipas parimit të proporcionalitetit, sipas numrit të listave të konfirmuara të kandidatëve për deputetë. Ky parim vlen për të gjitha format e prezantimit mediatik zgjedhor, përveç për reklamimin e paguar politik.
Duke marrë parasysh se me fillimin e fushatës zgjedhore është regjistruar një retorikë më e ashpër në fjalimet e pjesëmarrësve në këtë proces zgjedhor, Agjencia apelon që mediumet të kenë kujdes gjatë emetimit të deklaratave me fjalor nxitës, ose me elemente të gjuhës së urrejtjes. Deklaratat e këtilla duhet të kontekstualizohen në mënyrë adekuate, ndërsa mediumet të distancohen prej tyre.



Accessibility

Accessibility