Agjencia inicioi procedura për kundërvajtje ndaj TV Nova, TV Sitel, TV MTM, K Tri Televizija dhe EF-EM 90.3 Sportsko radio

Shkup, 09.12.2016. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele pas Propozimeve të parashtruara për veprim nga ana e Komisionit të përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik, parashtroi deri te gjykata kompetente tri kërkesa për inicimin e procedurave për kundërvajtje për shqiptimin e sanksionit – gjobë dhe tri kërkesa për inicimin e procedurave për kundërvajtje për shqiptimin e sanksionit – vërejtje.

Procedurat për kundërvajtje për shqiptimin e sanksionit – gjobë iniciohen kundër TV Nova SHPKNJP Shkup për shkeljen e nenit 75 paragrafi 1 dhe nenit 76 paragrafit 4 si dhe kundër TV Sitel SHPKNJP Shkup për nenin 75 paragrafi 1 të Kodit zgjedhor.

Procedurat për kundërvajtje për shqiptimin e sanksionit – vërjejte iniciohen kundër TV MTM SHPKNJP Shkup dhe K Tri Televizija SHPKNJP Kumanovë për shkak të mosrespektimit të nenit 75-gj paragrafi 1 i Kodit zgjedhor si dhe kundër EF-EM 90.3 Sportsko radio SHPKNJP Shkup, për shkak të mosrespektimit të nenit 76 paragrafët 1 dhe 2 të Kodit zgjedhor.

Propozimet për veprim nga ana e Komisionit për përcjelljen e prezantimit mediatik si dhe raportet e mbikëqyrjes (monitorimit) së realizuar mund të merren në linket e mëposhtme:

Propozimet për shqiptimin e masës – gjobë

Propozim për shqiptimin e masës – TV Nova SHPKNJP Shkup (neni 75 paragrafi 1 nga Kodi zgjedhor)

– Raporti i shkruar nga monitorimi i realizuar – TV Nova SHPKNJP Shkup


Propozim për shqiptimin e masës – TV Nova SHPKNJP Shkup (neni 76 paragrafi 4 nga Kodi zgjedhor)

Raporti i shkruar nga monitorimi i realizuar – TV Nova SHPKNJP Shkup


Propozim për shqiptimin e masës – TV Sitel SHPKNJP Shkupј

– Raporti i shkruar nga monitorimi i realizuar – TV Sitel SHPKNJP Shkup

Propozimet për shqiptimin e masës – vërejtje

Propozim për shqiptimin e masës – TV MTM SHPKNJP Shkup

– Raporti i shkruar nga monitorimi i realizuar – ТV МТМ SHPKNJP Shkup


Propozim për shqiptimin e masës – vërejtje – К Тri Тelevizija SHPKNJP Кumanovë

– Raporti i shkruar nga monitorimi i realizuar – K Тri Теlevizija SHPKNJP Кumanovë


Propozim për shqiptimin e masës – ЕF-ЕМ 90.3 Sportsko radio SHPKNJP Shkup

– Raporti i shkruar nga monitorimi i realizuar – ЕF-ЕМ 90.3 Sportsko Radio SHPKNJP Shkup



Accessibility

Accessibility