Propozimet e Komisionit të përkohshëm për TV Nova, TV MTM, KTri Televizija dhe EF-EM 09.3 Sportsko radio

image_pdfimage_print

Shkup, 08.12.2016. – Komisioni i përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik në bazë të raporteve të shkruara nga monitorimi i prezantimit mediatik zgjedhor, dorëzoi deri te Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Propozime për veprim ndaj TV Nova SHPKNJP Shkup, TV MTM SHPKNJP Shkup, K Tri Televizija SHPKNJP Kumanovë dhe EF-EM 90.3 Sportsko radio SHPKNJP Shkup.

Propozimet për inicimin e procedurës për kundërvajtje në të cilat gjykata do të shqiptojë sanksion për -gjobë, Komisioni i përkohshëm dorëzoi për TV Nova SHPKNJP Shkup për shkak të mosrespektimit të nenit 75-gj paragrafi 1 dhe nenit 76 paragrafi 4 të Kodit zgjedhor.

Propozimet për inicimin e procedurës së kundërvajtjes – vërejtje, Komisioni i përkohshëm dorëzoi për TV MTM SHPKNJP Shkup dhe K Tri Televizija SHPKNJP Kumanovë, për shkak të mosrespektimit të nenit 75-gj paragrafi 1 të Kodit zgjedhor dhe për EF-EM 90.3 Sportsko Radio SHPKNJP Shkup për shkak të mosrespektimit të nenit 76 paragrafët 1 dhe 2 të Kodit zgjedhor.

Propozimet e Komisionit të përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik mund të merren në linket e mëposhtme:

Propozimet për shqiptimin e masës – gjobë:

Propozim për shqiptimin e masës gjobë – TV Nova SHPKNJP Shkup (neni 75-gj paragrafi 1 nga Kodi zgjedhor)

Propozim për shqiptimin e masës gjobë – TV Nova SHPKNJP Shkup (neni 76 paragrafi 4 i Kodit zgjedhor)

Propozimet për shqiptimin e masës – vërejtje:

Propozim për shqiptimin e masës vërejtje – TV MTM SHPKNJP Shkup

Propozim për shqiptimin e masës vërejtje – K Tri Televizija SHPKNJP Kumanovë

Propozim për shqiptimin e masës vërejtje – EF-EM 90.3 Sportsko Radio SHPKNJP Shkup



Accessibility

Accessibility