1

Propozimet e Komisionit të përkohshëm për TV Sonce, TV Nova, TV Edo, TV 21, HDTV Kanal Plus dhe Radio Kanal 77

Shkup, 11.12.2016. – Komisioni i përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik në bazë të raporteve të shkruara të monitorimit të realizuar të prezantimit mediatik zgjedhor në TV Sonce SHPKNJP Prilep, Televizionit Nova SHPKNJP Shkup, TV Edo SHPKNJP f.Lubin, Saraj, TV Kompani 21-M SHPKNJP Shkup, HDTV Kanal Plus SHPKNJP Shkup dhe Radio Kanal 77 SHPKNJP Shtip, dorëzoi propozime për veprim deri te Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Propozimet për inicimin e procedurës për kundërvajtje në të cilën gjykata do të shqiptoj sanksion – gjobë, Komisioni dorëzoi për Televizionin Nova SHPKNJP Shkup, TV Edo SHPKNJP f.Lubin, Saraj dhe HDTV Kanal Plus SHPKNJP Shkup, për shkak të shkeljes së nenit 75-gj paragrafi 1, respektivisht të në një orë reale kanë emetuar më tepër se 8 minuta reklamim të paguar politik për partitë politike të pushtetit.

Propozime për inicimin e procedurës për kundërvajtje në të cilën gjykata do të shqiptoj sanksion për kundërvajtje, Komisioni i përkohshëm dorëzoi edhe për TV Sonce SHPKNJP Prilep dhe TV Kompani 21-M SHPKNJP Shkup për shkak të shkeljes së heshtjes zgjedhore sipas nenit 76-b paragrafi 3, si dhe për Radio Kanal 77 SHPKNJP Shtip, për shkelje të nenit 76 paragrafi 1 të Kodit zgjedhor dhe emetimit të reklamimit të paguar politik që nuk është e shënuar drejtë dhe e ndarë qartë nga përmbajtjet tjera mediatike.

Propozimet e Komisionit të përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik mund të merren në linket e mëposhtme:

Propozimet për shqiptimin e masës – gjobë

Propozim për shqiptimin e masës – Televizioni Nova SHPKNJP Shkup

Propozim për shqiptimin e masës – TV Edo SHPKNJP f.Lubin, Saraj

Propozim për shqiptimin e masës – HDTV Kanal Plus SHPKNJP Shkup

Propozim për shqiptimin e masës – vërejtje

Propozim për shqiptimin e masës – TV Sonce SHPKNJP Prilep

Propozim për shqiptimin e masës – TV Kompani 21-M SHPKNJP Shkup

Propozim për shqiptimin e masës – Radio Kanal 77 SHPKNJP Shtip