Agjencia parashtroi kërkesa për inicimin e procedurave për kundërvajtje kundër 8 televizioneve dhe 2 radio stacioneve

Shkup, 11.12.2016. – Agjencia për shërbime mediaitke audio dhe audiovizuele në bazë të Propozimeve për veprim nga Komisioni i përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik, inicioi dy procedura për kundërvajtje në të cilat gjykata do të shqiptoj sanksion – vërejtje, kundër 8 televizioneve dhe 2 radiostacioneve.

Procedura për kundërvajtje janë iniciuar kundër TV Alsat-M SHPK Shkup, TV Kanal 5 SHPKNJP Shkup, TV Telma SHPKNJP Shkup, TV Shenja SHPKNJP Shkup dhe TV 24 Vesti SHPKNJP Shtip, për shkak të mosrespektimit të nenit 75 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 dhe nenit 75-a paragrafi 1 pika b dhe paragrafi 2 nga Kodi zgjedhor, që kanë të bëjnë me sigurimin e mbulimit të balancuar të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor në programin e përgjithshëm si deh përfaqësimin e tyre sipas parimit të proporcionalitetit sipas numrit të listave të konfirmuara të kandidatëve për deputet.

Kundër TV Shenja SHPKNJP Shkup është iniciuar edhe procedurë për kundërvajtje për shkak të mosrespektimit të rregullave gjatë publikimit të rezultateve nga hulumtimi i mendimit publik, në pajtim me nenin 77 paragrafi 2 i Kodit zgjedhor.

Për shkak të shkeljes së neneve të Kodit zgjedhor që kanë të bëjnë me reklamimin e paguar politik, janë iniciuar procedura për kundërvajtje kundër TV ART SHPK Tetovë, HDTV Kanal Plus SHPKNJP Shkup, TV EDO SHPKNJP f.Lubin, Saraj, Radio Sllobodna Makedonija SHPKNJP Shkup dhe Radio Antena 5 SHPK Shkup.

Propozimet për veprim nga ana e Komisionit të përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik si dhe raportet nga mbikëqyrja (monitorimi) e realizuar mund të merren në këto linke:

Propozim për shqiptimin e masës – TV 24 Vesti SHPKNJP Shtip (neni 75 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 si dhe neni 75-a paragrafi 1 pika b dhe paragrafi 2 nga Kodi zgjedhor)

Т Raporti i shkruar nga mbikëqyrja e prezantimit mediatik zgjedhor – TV 24 Vesti SHPKNJP Shkup


Propozim për shqiptimin e masës – TV Alsat-M SHPK Shkup (neni 75 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 dhe neni 75-a paragrafi 1 pika b dhe paragrafi 2 nga Kodi zgjedhor)

Raporti i shkruar nga mbikëqyrja e prezantimit mediatik zgjedhor – TV Alsat-M SHPK Shkup


Propozim për shqiptimin e masës – TV Kanal 5 SHPKNJP Shkup (neni 75 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 si dhe neni 75-a paragrafi 1 dhe paragrafi 2 nga Kodi zgjedhor)

Raporti i shkruar nga mbikëqyrja e prezantimit mediatik zgjedhor – TV Kanal 5 SHPKNJP Shkup


Propozim për shqiptimin e masës – TV Telma SHPKNJP Shkup (neni 75 paragrafi 1 dhe paragrafi 2, si dhe neni 75-a paragrafi 1 pika b dhe paragrafi 2 nga Kodi zgjedhor)

Raporti i shkruar nga mbikëqyrja e prezantimit mediatik zgjedhor – TV Telma SHPKNJP Shkup


Propozim për shqiptimin e masës – TV Shenja SHPKNJP Shkup (neni 75 paragrafi 1 dhe paragrafi 2, si dhe neni 75-a paragrafi 1 pika b dhe paragrafi 2 nga Kodi zgjedhor)

Raporti i shkruar nga mbikëqyrja e prezantimit mediatik zgjedhor – TV Shenja SHPKNJP Shkup


Propozim për shqiptimin e masës – TV Shenja SHPKNJP Shkup (neni 77 paragrafi 2 nga Kodi zgjedhor)

Raporti i shkruar nga mbikëqyrja e prezantimit mediatik zgjedhor – TV Shenja SHPKNJP Shkup


Propozim për shqiptimin e masës – HDTV Kanal Plus SHPKNJP Shkup (neni 75-gj paragrafi 1 nga Kodi zgjedhor)

Raporti i shkruar nga mbikëqyrja e prezantimit mediatik zgjedhor – HDTV Kanal Plus SHPKNJP Shkup


Propozim për shqiptimin e masës – TV EDO SHPKNJP f.Lubin, Saraj (neni 75-gj paragrafi 1 nga Kodi zgjedhor)

Raporti i shkruar nga mbikëqyrja e prezantimit mediatik zgjedhor – TV EDO SHPKNJP f.Lubin, Saraj


Propozim për shqiptimin e masës – Radio Antena 5 SHPK Shkup (neni 76 paragrafi 2 nga Kodi zgjedhor)

Raporti i shkruar nga mbikëqyrja e prezantimit mediatik zgjedhor – Radio Antena 5 SHPK Shkup


Propozim për shqiptimin e masës – TV ART Artan SHPK Tetovë (neni 76 paragrafi 2 nga Kodi zgjedhor)

Raporti i shkruar nga mbikëqyrja e prezantimit mediatik zgjedhor – TV ART Artan SHPK Tetovë


Propozim për shqiptimin e masës – Radio Sllobodna Makedonija SHPKNJP Shkup (neni 76 paragrafi 4 nga Kodi zgjedhor)

Raporti i shkruar nga mbikëqyrja e prezantimit mediatik zgjedhor – Radio Sllobodna Makedonija SHPKNJP Shkup



Accessibility

Accessibility