Shkup,12.12.2016. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele realizoi mbikëqyrje të rregullt programore dhe administrative ndaj Radiotelevizionit të Maqedonisë Shkup – Radio e Maqedonisë, Shërbimi i parë programor RAM 1, Radiotelevizionit të Maqedonisë Shkup – Radio e Maqedonisë, Shërbimi i dytë programorë RAM 2 dhe shërbimit programor të SHTR TV Moris SHPKNJP Shkup, lidhur me disa nene të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele si dhe Ligjit për mediume.
Gjatë kontrollit administrativ ndaj Radiotelevizionit të Maqedonisë Shkup – Radio e Maqedonisë, Shërbimi i parë programor RAM 1 dhe Radiotelevizionit të Maqedonisë Shkup – Radio e Maqedonisë, Shërbimi i dytë programor RAM 2 është konstatuar mospublikimi i të dhënave që janë të obliguara për emetim në vendin adekuat për çdo përmbajtje të shërbimit programor, sipas nenit 14 të Ligjit për mediume.
Raportet nga mbikëqyrja e realizuar mund të merren nga linket e mëposhtme:
Raporti nga mbikëqyrja e rregullt programore – SHTR TV Moris SHPKNJP Shkup