Agjencia parashtroi kërkesa për inicimin e procedurave për kundërvajtje ndaj, ndaj TV Sonce, TV 21 dhe Radio Kanal 77

Shkup, 13.12.2016. – Në bazë të Propozimeve të parashtruara për veprim nga ana e Komisionit të përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele parashtroi deri te gjykata kompetente, kërkesë për inicimin e procedurave për kundërvajtje në të cilat gjykata do të shqiptojë sanksion për kundërvajtje kundër tre radiodifuzerëve.

Procedura për kundërvajtje iniciohen kundër TV Sonce SHPKNJP Prilep dhe TV Kompani 21-M SHPKNJP Shkup, për shkak të shkeljes së heshtjes zgjedhore dhe të nenit 76-b paragrafi 3 nga Kodi zgjedhor dhe kundër Radio Kanal 77 SHPKNJP Shtip, për shkak të shkeljes së nenit 76 paragrafi 1 nga Kodi zgjedhor dhe emetimit të reklamimit të paguar politik që nuk është e shënuar në mënyrë përkatëse dhe nuk është e ndarë qartë nga përmbajtjet e tjera të mediumit.

Propozimet për veprim nga Komisioni i Përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik si dhe raportet nga mbikëqyrja (monitorimi) e realizuar mund të merren në këto linke:

Propozim për shqiptimin e masës – TV Sonce SHPKNJP Prliep

Raporti i shkruar nga mbikëqyrja e realizuar – TV Sonce SHPKNJP Prilep

Propozim për shqiptimin e masës – TV Kompani 21-M SHPKNJP Shkup

Raporti i shkruar nga mbikëqyrja e realizuar – TV Kompani 21-M SHPKNJP Shkup

Propozim për shqiptimin e masës – Radio Kanal 77 SHPKNJP Shtip

Raporti i shkruar nga mbikëqyrja e realizuar – Radio Kanal 77 SHPKNJP Shtip



Accessibility

Accessibility