Propozimet e Komisionit të përkohshëm për RTM 1 dhe HDTV Kanal Plus

image_pdfimage_print

Shkup, 14.12.2016. – Komisioni i përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik në bazë të raporteve të shkruara nga monitorimi i realizuar i prezantimit mediatik zgjedho të Radiotelevizioni të Maqedonisë Shkup – Televizioni i Maqedonisë – Shërbimi i parë programor RTM1 dhe HDTV Kanal Plus SHPKNJP Shkup, dorëzoi propozime për veprim deri te Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Propozim për inicimin e procedurës për kundërvajtje në të cilën gjykata do të shqiptoj sanksionin – gjobë, Komisioni përkohshëm dorëzoi për Radiotelevizioni të Maqedonisë Shkup – Televizioni i Maqedonisë – Shërbimi i parë programor RTM1, ndërsa për HDTV Kanal Plus SHPKNJP Shkup, Propozim për shqiptimin e sanksionit – vërejtje.

Propozimet e Komisionit të përkohshëm parashtrohen për shkak të mosrespektimit të nenit 76-b paragrafi 3 nga Kodi zgjedhor, nga ana e të dy radiodifuzerëve, që gjatë heshtjes zgjedhore kanë publikuar deklaratë nga bartës të funksioneve të organeve të pushtetit.

Propozimet e Komisionit të përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik mund të merren në linket e mëposhtme:

Propozim për shqiptimin e masës – gjobë – Radiotelevizioni I Maqedonisë – Shërbimi i parë programor RTM 1

Propozim për shqiptimin e masës – vërejtje -HDTV Kanal Plus SHPKNJP Shkup



Accessibility

Accessibility