Nga sonte në mesnatë fillon heshtja zgjedhore

Shkup, 23.12.2016. – Në bazë të Aktvendimit të KSHZ për përsëritje të votimit në vendvotimin nr. 2011, në komunën e Tearcës, më 25 dhjetor 2016, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i njofton radiodifuzerët se nga sonte pas mesnate,e deri në ora 19, më 25 dhjetor, vlejnë rregullat e heshtjes zgjedhore.
Gjatë heshtjes zgjedhore, pushojnë të gjitha format e prezantimit mediatik zgjedhor të pjesmarrësve në fushatë zgjedhore.

Sipas Kodit zgjedhor, për shkelje të heshtjes zgjedhore konsiderohet emetimi: i çfarëdo informatave, fotografive, materialeve audio dhe audiovizuele në lidhje me pjesëmarrësit e zgjedhjeve, ose vetë ata; çfarëdo forma të informimit mediatik që janë hapur ose fshehur në funksion të ndonjë fushate politike dhe mund të ndikojnë në vendimin e zgjedhësve; të dhëna me të cilat zbulohet identiteti i subjekteve politike dhe/ose individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi gjatë ditës së votimit; si dhe deklaratat e kandidatëve të procesit zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike si dhe nga bartës të funksioneve të organeve të pushtetit.



Accessibility

Accessibility