Prezantohen rezultatet e Hulumtimit të arsimimit mediatik te popullata e rritur në RM

trajcevskiShkup, 07.02.2017. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sot i prezantoi rezultatet e Hulumtimit të arsimimit mediatik te popullata e rritur në Republikën e Maqedonisë.

– Bëhet fjalë për një hulumtim me rëndësi të vecantë sepse është e para e këtij lloji në Maqedoni dhe do të prezantojë bazë për ndërtimin e politikave dhe planifikimit të projekteve për avancimin e arsimimit mediatik në Maqedoni, si dhe një formë për matjen e suksesit të tyre, deklaroi d-r Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë në pjesën hyrëse të kësaj ngjarje.

Për çështjet në lidhje me kuptimin kritik të përmbajtjeve mediatike si dhe me gadishmërinë e qytetarëve për të marrë pjesë aktive në proceset demokratike në shoqëri, fjalim kishte Nadezhda Pop-Kostova nga Target komunikimet, të cilët e realizuan këtë hulumtim për nevojat e Agjencisë.

– Nëse vërehen dallime esenciale gjatë informimit të mediumeve lidhur me ngjarje të njëjta, 45,90% e të intervistuarve kanë deklaruar se i hedhin poshtë ose i injorojnë të gjitha informatat e publikuara për atë ngjarje. Në lidhje me faktin se televizionet duhet patjetër të jenë mendje lirë për të qenë objektiv dhe kreativ, këtë e konstatojnë 49.64%, përderisa 48.92% e të intervistuarve në tërësi pajtohen me faktin se shikuesit e televizionit patjetër duhet të mbrohen nga shikimi i programeve të joadekuate ose ofenduese, theksoi Pop-Kostova gjatë prezantimit.

Rezultatet e detajuara nga hulumtimi në të cilin përgjigjet e pyetjeve të parashtruara janë të prezantuara ndaras, sipas karakteristikave demografike të ekzemplarit, me qëllim që tu mundësohet institucioneve, hulumtuesve dhe të gjithë faktorëve të interesuar t’i shfrytëzojnë varësisht nga nevojat e analizave dhe dokumenteve që i përpilojnë, janë të publikuar në ueb faqen e Agjencisë në këtë link.

Në këtë ngjarje u hap edhe debati për formimin e një rrjeti të arsimimit mediatik, që do të përbëhej nga faktor relevant (institucione publike dhe ministri, radiodifuzer privat dhe publik, organizata qytetare si dhe institucione arsimore). Qëllimi është që të lehtësohet komunikimi ndërmjet faktorëve të ndryshëm të shoqërisë që kanë rol në zhvillimin e arsimimit mediatik dhe për të mundësuar një bashkëpunim më të afërt ndërmjet tyre. Agjencia konsideron se përmes shqyrtimit të informatave në këtë rrjet, secili mund të kontribuojë në realizimin e projekteve, si deh se do të ishte e dobishme që informatat dhe risitë të publikohen përmes një buletini onliine ose të informohet opinioni evropian për to, përmes Asociacionit Evropian për interesat e shikuesve, me të cilën Agjencia ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim.

Agjencia paralajmëroi se përgatit edhe një material për arsimim mediatik (DVD dhe broshurë të shkurtë) që do të dedikohet për shfrytëzim nga ana e mësimdhënësve në shkollat fillore, gjatë planifikimit të përmbajtjeve për arsimim mediatik.



Accessibility

Accessibility