Agjencia realizoi mbikëqyrje programore ndaj Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTM) dhe TV Sitel 3 PDF

Shkup,13.02.2017. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele realizoi mbikqyrje të rregullt programore ndaj punës së Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTM) si dhe mbikqyrje të jashtëzakonshme ndaj punës së TV Sitel 3 SHPKNJP Shkup.

Me mbikëqyrjen e rregullt ndaj Shërbimit publik të radiodifuzionit është konstatuar se në tërësi e ka plotësuar obligimin ndaj nenit 92 paragrafët 8 dhe 9 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, që më së voni deri më 25 nëntor 2016 të prodhojë dhe emetojë së paku nga 3 orë program dokumentar dhe artistik nga vendi, në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 23:00.

Gjatë mbikëqyrjes së jashtëzakonshme të TV Sitel 3 SHPKNJP Shkup, që është realizuar sipas detyrës zyrtare, është konstatuar shkelje e nenit 64 paragrafi 3 (përmbajtje të emetuara në anglisht, pa përkthim në gjuhën maqedonase) si dhe të nenit 61 paragrafi 1 alinetë 1, 2, 3 dhe 6 (parimet për kryerjen e veprimtarisë) nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Raportet e mbikëqyrjeve të realizuara mund të merren në këto linke:
Radiotelevizioni i Maqedonisë Shkup (RTM)
TV Sitel 3 SHPKNJP Shkup (neni 64 paragrafi 3 nga LSHMAA)

TV Sitel 3 SHPKNJP Shkup (neni 61 paragrafi 1 alinetë 1, 2, 3 dhe 6 nga LSHMAA)



Accessibility

Accessibility