U promovua Rrjeti për arsimim mediatik në Republikën e Maqedonisë

Slika_2_27.04.2017Shkup, 27.04.2017. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, sot, solemnisht e promovoi Rrjetin për arsimim mediatik në Republikën e Maqedonisë, qëllimi i së cilës është avancimi i bashkëpunimit ndërmjet faktorëve të ndryshëm në shoqërinë e Maqedonisë që krijojnë dhe zbatojnë politika si dhe realizojnë aktivitete dhe projekte në sferën e arsimimit mediatik.

Rrjeti ka 34 themelues – institucione arsimore, organizata qytetare , mediume dhe institucione shtetërore, në mesin e të cilave janë edhe dy ministri – Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Rrjeti është i hapur edhe për anëtarët e rinj, të cilët mund të anëtarësohen duke plotësuar dhe dorëzuar Fletëparaqitje.

Duke folur për arsyet e formimit të Rrjetit, drejtori i Agjencisë d-r Zoran Trajçevski, theksoi se duke përcjellë iniciativat e deritanishme është konstatuar se subjektet e përfshira jo rrallë herë flasin për nevojën e forcimit të bashkëpunimit për të arritur rezultate më të mira, vetë qëndrueshmëri të projekteve që janë zbatuar deri më tani si dhe një vazhdimësi të aktiviteteve.

Përkrahje për formimin e Rrjetit të arsimimit mediatik në Republikën e Maqedonisë, shprehu edhe ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian, z.Samuel Zhbogar, i cili potencoi se arsimimi mediatik ka rëndësi të veçantë për një demokraci të shëndoshë si dhe për liritë dheSlika1 27.04.2017способност да pluralizmin mediatik, si dhe se arsimimi mediatik është ndërthurur me zhvillimin e mendimit kritik të qytetarëve dhe aftësisë së tyre për të qenë në rrjedhë me ndryshimet teknologjike si dhe ato brenda shoqërisë. Obligimet e të gjithë faktorëve që kanë aderuar në Rrjet, janë definuar me një akt të veçantë për formimin e Rrjetit. Informatat për aktivitete dhe risitë do të publikohen në buletine tremujore të cilat do të distribuohen në formë elektronike, si dhe përmes ueb faqes, kushtuar arsimimit mediatik dhe përmes rrjeteve sociale. Rrjeti do të insistojë që të jetë aktiv edhe në nivel ndërkombëtar, kurse sipas mundësisë, risitë do të publikohen edhe në edicionet e organizatave ndërkombëtare.

Në këtë ngjarje u paralajmërua edhe projekti i parë i Rrjetit, i cili është në rrjedhë dhe do të përfshijë përgatitjen e një DVD me materiale dhe informata për arsimimin mediatik, të dedikuar për shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë. Materialet për DVD-në janë siguruar nga më shumë anëtare të Rrjetit, kurse distribucioni i tyre nëpër shkolla do të pasojë pas marrjes së pëlqimit nga ana e Byrosë për zhvillimin e arsimit dhe Ministrisë së Arsimit. Në ndërkohë, Agjencia shtypi një fletushkë me informata për arsimimin mediatik, që do të distribuohet së bashku me DVD-në, ndërsa do të shpërndahet edhe deri te opinioni më i gjerë si një prej aktiviteteve të Agjencisë për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve lidhur me rëndësinë e arsimimit mediatik.



Accessibility

Accessibility