Studentë nga Kolegji UBT vizituan Agjencinë

UBT-Agencija_2Shkup,07.06.2017. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sot ishte nikoqire i studentëve nga Universiteti për biznes dhe teknologji – UBT nga Prishtina, Republika e Kosovës.

Gjatë vizitës, studentët kishin mundësi që të njihen me punën e përditshme praktike të Agjencisë, kompetencat e saja si dhe mënyrën e funksionimit të Këshillit të Agjencisë. Studentët treguan një interes të veçantë dhe shprehën kënaqësinë e tyre nga informatat e fituara lidhur me rregullimin mediatik dhe për punën e industrisë mediatike në Republikën e Maqedonisë.
Agjencia edhe më tutje mbetet e hapur për bashkëpunim me të gjitha universitetet dhe shkollat që kanë interes për shkëmbimin e përvojave të mediumeve dhe rregullimit mediatik.



Accessibility

Accessibility