Agjencia realizoi mbikëqyrje kontrolluese ndaj 15 radiodifuzerëve

Shkup, 29.06.2017 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele realizoi mbikëqyrje kontrolluese ndaj punës së 15 radiodifuzerëve: TV Telma Shkup, TV KTV Kavadar, TV Kanal – 21 Veles, RA Aleksandar Makedonski Kërçovë, RA MX Ohër, RA Merak 5 FM Veles, RTV Drini Strugë, RA Plus Forte Tetovë, RA Lav Ohër, RA Plus Negotinë, RA Valandovo Vallandovë, RA Skaj Shkup, Xhez FM Shkup, RA BI-KI-AL Manastir dhe RA B-97 Manastir.

Mbikëqyrja realizohet me qëllim që të konstatohet nëse këto radiodifuzerë kanë vepruar sipas masave të shqiptuara paraprake nga ana e Agjencisë, për mosdorëzim të raportit të shkruar, për zbatimin e obligimeve të përcaktuara me lejen për emetim të radios ose televizionit, veçanërisht për zbatimin e konceptit programor, më së voni deri më 31 mars 2017. Me mbikëqyrjen e realizuar kontrolluese është konstatuar se të gjithë radiodifuzerët e lartpërmendur kanë vepruar sipas dispozitave ligjore.

Raportet nga mbikëqyrjet e realizuara mund të merren në këto linke:



Accessibility

Accessibility