Shkup, 31.07.2017 – Në bazë të mbikqyrjes së jashtëzakonshme të realizuar ndaj radios rajonale RFM Shkup si dhe mosrespektimit të konstatuar të dispozitave ligjore, Agjencia i shqiptoi këtij radiodifuzeri një masë të vërejtjes.
Gjatë mbikqyrjes është konstatuar se shenja e identifikimit të radio RFM, është ndryshe nga ajo që është përcaktuar në lejen për veprimtari radiodifuzive, kurse për ndryshimin e së njëjtës, nuk është njoftuar Agjencia.
Radioja rajonale RFM nga Shkupi është obliguar që në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimti të vendimit, të harmonizojë punën e vet sipas dispozitave të LSHMAA.
Masa e shqiptuar mund të merret në këtë link