Filloi monitorimi i informimit mediatik zgjedhor

image_pdfimage_print

Shkup, 07.08.2017 – Sot fillon monitorimi i informimit të radiodifuzerëve për Zgjedhjet lokale 2017, që do të realizohet nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në pajtim me Kodin zgjedhor.

është dërguar shkresë deri te të gjithë radiodifuzerët me të cilin saktë informohen për obligimet sipas Kodit zgjedhor të cilit duhet t’i përmbahen deri në fillimin e fushatës zgjedhore, kurse do të realizohen edhe trajnime të vecanta. Për mënyrën e informimit të radiodifuzerëve, Agjencia do të publikojë edhe raporte për cdo periudhë prej 10 ditëve.

Metodologjia për monitorim si dhe Kodi zgjedhor mund të merren në ueb faqen e Agjencisë, në softuerin e vecantë Zgjedhjet 2017, ku do të publikohen të gjitha informatat në lidhje me Zgjedhjet lokale.

Ju përkujtojmë se që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve fillon edhe afati prej pesë ditëve, në të cilin të gjitha televizionet që do të emetojnë reklamim të paguar politik gjatë fushatës zgjedhore, duhet të përcaktojnë dhe dorëzojnë çmimet deri te Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (përmes arkivit ose në e-adresën contact@avmu.mk), deri te Komisioni shtetëror zgjedhor, Enti shtetëror për revizion si dhe deri te Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit.



Accessibility

Accessibility