Shkup, 30.10.2017 – Gjatë heshtjes zgjedhore në rrethin e dytë të votimit për Zgjdhjet lokale 2017, me monitorimin e Agjencisë është konstatuar një shkelje nga Shërbimi i parë programor i Radios së Maqedonisë (Radio Shkupi). Së këndejmë, në emisionin për bujqit, u emetuan deklarata nga ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave Ljupço Nikollovski.
Përveç kësaj, gjatë dy ditëve të fundit të monitorimit të fushatës zgjedhore të rrethit të dytë të zgjedhjeve, është konstatuar edhe shkelje e limiteve për reklamim të paguar politik te TV Nova, e cila dy herë – më 26 dhe 27 tetor, ka emetuar më tepër se 8 minutat e lejuar për reklamim të paguar politik në një orë reale, program të emetuar për partitë politike në opozitë.
Në kuadër të afateve ligjore, Agjencia do të parashtrojë kërkesë deri te gjykata kompetente për inicimin e procedurave për kundërvajtje.
Raprotet lidhur me mënyrën e informimit të radiodifuzerëve gjatë fushatës zgjedhore në rrethin e dytë do të publikohen deri në fund të kësaj jave.