FUSHATË ME INTENSITET TË ZVOGËLUAR NË TELEVIZIONET RAJONALE NDËRSA REKLAMIMI I PAGUA RPOLITIK NË RRITJE

Shkup, 20.10.2017

TV Rajonale

Radiodifuzerët në nivel rajonal në rrethin e parë të Zgjedhjeve lokale, fushatën e kanë mbuluar me një intensitet më të vogël, në përgjithsi duke u munduar që të sigurojnë kushte të barabarta për qasje deri te të gjitha format e prezantimit mediatik zgjedhor të pjesmarrësve në zgjedhje.

Fokusi i informimit edhe këtu ishte në dy kolaicionet e udhëhequra nga VMRO-DPMNE dhe nga LSDM të cilët kishin më së shumti kandidatë. Gjatë nëntë ditëve të fundit  të fushatës zgjedhore (në periudhën nga 5 deri më 13 tetor 2017) për të cilat janë edhe raportet e sotme, është konstatuar shkelje e kërkesës për mbulim të balancuar të zgjedhjeve vetem te një televizion. Në afatin e përcaktuar ligjor Agjencia do të parashtrojë kërkesë për inicimin e procedurës për kundërvajtje para gjykatës kompetente.

Nga 22 televizione rajonale të përfshira me monitorimin, vetëm 2 nuk emetojnë lajme. Vetëm 8 prej tyre janë munduar që të organizojnë ballafaqime dhe debate me kandidatët. Gjashtë televizione transmetonin emisione debative edhe nga TV 24 Vesti dhe nga TV 21-M, që emetojnë program në nivel shtetëror. Është karakteristik fakti se në emisionet që i transmetonin kishin mysafir kandidatët për komuna jashttë rajonit të tyre të emetimit.

Reklamimi i paguar politik

Në rrethin e parë të fushatës zgjedhore të Zgjedhjeve lokale te mediumet në nivel shtetëror dhe rajonal që ishin të përfshirë me monitorimin, është regjistruar një fluks i madh i reklamimit të paguar politik. Më së shumti reklama janë emetuar për Koalicionin e udhëhequr nga VMRO DPMNE (rreth 157 orë), më pas për Koalicionin e udhëhequr nga LSDM-ja (rreth 65 orë), pasojnë BDI (rreht 13 orë) dhe Besa (rreth 9 orë). Në televizionet në nivel shtetëror më së shumti reklama janë emetuar në TV Nova dhe TV Sitel, kurse nga televizionet në nivel rajonal TV O2 dhe në HDTV Mega.

 

Raportet individuale të monitorimit të radiodifuzerëve në nivel rajonal mund të merren në këtë link

Lista e reklamimit të paguar politik mund të merret në këtë  link 



Accessibility

Accessibility