MIZOGJINI DHE SEKSIZËM NË PROGRAMET E TRI RADIOSTACIONEVE

image_pdfimage_print

Shkup, 02.11.2017. – Këto ditë janë duke u emetuar spote të fushatës së përbashkët të produksionit të Siti Radio, Klub FM dhe Metropolis Radio Mrezha, e që sipas tyre është dedikuar për “të gjitha gratë e stëremancipuara”.

Agjencia konstatoi se fushata paraqet një diskriminim në bazë të gjinisë, përhapje e mizogjinisë dhe seksizmit që është shkelje flagrante e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. Tre radiodifuzerët që e kanë prodhuar këtë fushatë, kanë të bëjnë me mënyrë jo të hijshme dhe që tërësisht nuk përputhet me sjelljen profesionale.

Së këndejmë, në këtë fushatë, emancipimi i grave dhe burrave pozicionohet si dy procese që nuk përshtaten në mes veti, emancipimi dhe tendenca e grave që të arrijnë maksimalen e karierës së tyre paraqitet si një dukuri negative, gratë e sukskesshme janë të nënshtruara ndaj përqeshjes dhe urrejtjes, kurse fëmijëve dhe të rinjëve nga të dy gjinitë ju dërgohet një porosi se nuk janë të barabartë dhe se nuk duhet të synojnë barazinë.

Këtyre tri radiove i janë dërguar njoftimet për shkeljen e konstatuar ligjore, Raporti nga mbikëqyrja mund të merret në ueb faqen e Agjencisë ( linku i raportit), kurse do të dërgohet edhe deri te Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi.



Accessibility

Accessibility