Heshtje zgjedhore me rastin e rivotimit në Komunën e Çairit, për radiodifuzerët në nivel nacional dhe rajonal që emetojnë program në territorin e Shkupit

image_pdfimage_print

Shkup, 11.11.2017. – Për shkak të përsëritjes së votimit të ciklit të dytë nga Zgjedhjet lokale 2017 në Komunën e Çairit, sot dhe nesër (12 nëntor) deri në ora 19 është heshtje zgjedhore.

Radiodifuzerët që emetojnë program në nivel nacional si dhe radiodifuzerët në nivel rajonal që emetojnë program në territorin e Shkupit, kanë për obligim që të respektojnë rregullat e informimit gjatë heshtjes zgjedhore sipas Kodit zgjedhor, neni 76-b paragrafi 3, në pajtim me të cilin mediumet vazhdojnë informimin për zgjedhjet dhe rrjedhën e tyre, por nuk guxojnë që të emetojnë asnjë formë të prezatnimit mediatik zgjedhor.

Gjatë informimit në ditën e heshtjes zgjedhore, si shkelje e heshtjes zgjedhore nga mediumet konsiderohet nëse ata emetojnë, respektivisht publikojnë çfarëdo informata, fotografi, materiale audio dhe audiovizuele në lidhje me pjesmarrësit e zgjedhjeve ose materiale ku bëjnë pjesë ata; çfarëdo forma të informimit mediatik që janë haptazi ose fshehtazi në funksion të fushatës zgjedhore të dikujt dhe që mund të ndikojnë në vendimin e votuesve; të dhëna me të cilat zbulohet identiteti i subjekteve politike dhe/ose i individëve të përfshirë në incidente ose parregullësi tjera gjatë ditës së votimit si dhe deklarata nga kandidatë të procesit zgjedhor, nga pjesmarrësit e fushatës zgjedhore, nga përfaqësues të partive politike si dhe nga bartës të funksioneve të organeve të pushtetit.



Accessibility

Accessibility