Shkup, 15.11.2017. – Drejtori i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Zoran Trajçevski, sot pasdite realizoi takim me përfaqësuesin e OSBE-së për lirinë e mediumeve, Harlem Dezir.
Në takim u bisedua për gjendjen e sferës mediatike, për problemet me të cilat ballafaqohet Shërbimi publik i radiodifuzionit si dhe për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. Theksi të veçantë në takim pati sigurimi i burimeve stabile të financimit të rregullatorit si dhe të RTM-së. Në takim morën pjesë edhe drejtori i Radiotelevizionit të Maqedonisë si dhe përfaqësues të agjencisë mediatike MIA.