Dita mediatike 2017

image_pdfimage_print

Shkup, 06.12.2017. – Shkolla e lartë për gazetari dhe marrëdhënie me publikun, sot e organizon ditën e Tretë të mediave, me ç’rast disa mediume të shtypit, elektronike dhe ato online nga Shkupi, Manastiri dhe Kumanova do të jenë nikoqir të nxënësve të disa shkollave të mesme nga e tërë Maqedonia. Ideja e këti eventi është që publiku e veçanërisht të rinjtë, të njihen me rolin e mediumeve në shoqëri, mënyrën e funksionimit të një redaksie, si dhe standardet elementare dhe profesionale të gazetarisë.

Mediumet nikoqire që iu bashkëngjiten kësaj iniciative janë: Gazeta ditore Nova Makedonija, shërbimi publik RTM1, TV 21 nga Shkupi, Tera TV nga Manastiri, TV Plus nga Kumanova, agjencia e lajmeve Makfaks dhe Radio MOF, të cilët do të raportojnë për vizitat e nxënësve të shkollave të mesme.



Accessibility

Accessibility