Agjencia realizoi takimin e katërt publik për vitin 2017

Shkup, 22.12.2017. – Sot, Agjencia realizoi takimin e fundit publik për vitin 2017. Për aktivitetet e realizuara sipas programit vjetor foli d-r Zoran Trajçevski, drejtori i Agjencisë, i cili i prezantoi aktivitetet që i realizoi Agjencia gjatë tremujorit të kaluar – mbikëqyrjet ndaj radiodifuzerëve, operatorët e rrjeteve publike të komunikimit elektronik dhe publikuesit e mediumeve të shtypit; masat e shqiptuara; aktivitetet që Agjencia i kishte në lidhje me monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor për Zgjedhjet lokale 2017, aktivitetet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar; analizat e përpiluara.

 

Irena Cvetkoviq nga Koalicioni për të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara i prezantoi rezultatet e Analizës për kornizat e informimit gjatë mbulimit mediatik të temave në lidhje me bashkësinë LGBT.  Gjatë analizës, janë shfrytëzuar këto korniza: diskriminimi/të drejtat e njeriut; manipulimi me qëllim të keq dhe vlera ideologjike. Rekomandimet e analizës janë: Gjatë përpilimit të zgjidhjeve të reja ligjore në lidhje me këto çështje që të bëhet një debat i hapur dhe i fokusuar me opinionin e ekspertëve;

në Ligjin për ASHMAA të ekzistojë sanksion për mediumin që përhap gjuhë të urrejtjes dhe në mënyrë eksplicite të përmenden pasojat nga përhapja e gjuhës së urrejtjes ose gjuhës derrogative të ndaj anëtarëve të bashkësisë LGBT; angazhim më i madh i trupave rregulluese dhe vetërregulluese; mediumet të përgadisin dhe ti respektojnë udhëzimet për informim për grupet e margjinalizuara mes të cilëve edhe bashkësisë LGBT; çështjes së deokonstrucionit dhe diskriminimit që të ketë vend qëndror në çështjen e arsimimit mediatik në kurrikulat për arsimin qytetar.

 

Të pranishmit kishin mundësi që të përcjellin edhe rezultatet e aktiviteteve të Agjencisë, për inkurajimin e arsimimit mediatik, që i prezantoi Emilija Petreska Kamenjarova- udhëheqëse e Seksionit për të drejtat e njeriut dhe arsimim mediatik. Në këtë kontekst u prezantua Rekomandimi i ri i Këshillit të Evropës për barazin gjinore në sektorin audiovizuel (CM/Rec (2017)9), përkthyer nga Agjencia në gjuhën maqedonase dhe atë shqipe. Rekomandimi përmban standarde dhe instrumente për avancimin e barazisë gjinore, me ç’rast e potencon rëndësinë e sektorit audiovizuel; barrierat dhe arritjet e grave në këtë sektor dhe jep udhëzime për përmirësimin e barazisë gjinore në sektorin audiovizuel si dhe masa për zbatimin e tyre.

Njëherë, u promovua ueb faqja e re për arsimim mediatik www.mediumskapismenost.mk në të cilën do të prezantohen aktivitetet e Agjencisë por edhe të Rrjetit për arsimim mediatik si dhe u prezantua video spoti i tretë për aventurën e Joves nëpër arsimimn mediatik “Privacia dhe përcjellja”.

Prezantimet nga takimi i katërt publik mund të merren në këto linke:

d-r Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë

Irena Cvetkoviq, Koalicioni për të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara

m-r Emilija Petreska Kamenjarova- Udhëheqëse e Seksionit për të drejtat e njeriut dhe arsimim mediatik



Accessibility

Accessibility