Shkup, 24.01.2018. – Në organizim të Instituti mediatik të Maqedonisë dhe Këshillit të Evropës, sot në Shkup u realizua konferencë kushtuar pluralizmit politik të informimit mediatik, gjatë periudhës jashtë fushatës zgjedhore.
Qëllimi i konferencës ishte nxitja e diskutimit për këtë çështje të rëndësishme në mes të faktorëve relevant në vend, përfshirë edhe përvojat dhe trendet e vendeve evropiane që të ofrojnë rekomandime për avancimin e gjendjes momentale.
Në sesionin kushtuar mekanizmave për promovimin e pluralizmit politik në përmbajtjet mediatike në Maqedoni, fjalë rasti kishte drejtori i Agjencisë, d-r Zoran Trajçevski, i cili e potencoi kornizën juridike të rregullatorit dhe aktivitetet e deritanishme të Agjencisë, lidhur me këtë çështje, si dhe rekomandimet për nxtjen e pluralizmit politik në mediume. Një pjesë e rekomandimeve ishin në lidhje me respektimin e standardeve profesionale – në kontekst të sigurimit të pluralizmit politik; organizimin e debateve, tryezave të rrumbullakta dhe punëtorive ku do të prezantohen përpjekjet e përbashkëta të të gjithë faktorëve të bashkësisë mediatike; mediumet të sigurojnë prezantim të llojllojshëm të grupeve të ndryshme politike dhe ideologjike, përfshirë edhe qëndrimet dhe interesat e minoriteteve, si dhe të sigurojnë trajtim të barabartë për pasqyrimet e ndryshme politike.
Pjesmarrësit e tjerë në këtë ngjarje, theksuan rëndësinë e vetërregullimit të mediumeve dhe ndërtimit të një sistemi për mbrojtjen e pluralizmit politik, ndërsa një pjesë e këtij debati përfshiu edhe përvojat nga vendet evropiane në drejtim të pluralizmit politik në përmbajtjet mediatik.